BE-ja do të duhet të bashkëjetojë me Rusinë, pavarësisht mizorive ruse në Ukrainë. Kështu deklaroi Komisioneri i BE-së për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme, Josep Borrell, të cilit iu kërkua të komentojë deklaratën e Presidentit francez Emmanuel Macron se “Rusia nuk duhet të poshtërohet”. Në një intervistë me revistën zyrtare të BE-së, Borell tha se një rezultat i pranueshëm për BE-në do të ishte nëse palët në konflikt do të ktheheshin në pozicionet e tyre para pushtimit rus në shkallë të gjerë më 24 shkurt.
“Të gjitha luftërat përfundojnë me një armëpushim dhe negociata. Ukraina duhet të kalojë në këtë fazë nga një pozicion fuqie, në mënyrë që Rusia të mos pushtojë më territoret që ka pushtuar që nga 24 shkurti”, tha diplomati.
Për ditën e kaluar në frontin e luftës prej 1105 kilometrash nuk ka ndryshime të dukshme. Po vazhdojnë luftimet e rënda në Severodoneck, ku forcat ruse kanë epërsi totale në artileri dhe fuqi njerëzore.Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar. "Pas korrespondencës, u morën shënime nga pala e Maqedonisë së Veriut,..
Kreu i partisë Veliçie, Ivelin Mihajllov, deklaroi në parlament se së bashku me partitë MEÇ dhe “Vëzrazhdane”, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të paraqitur një ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Ata po sfidojnë zgjedhjen nga parlamenti..
Krëstjo Peev nga Shoqata Qytetare “Këshilli Publik” në Nesebër raportoi për Radion Kombëtare Bullgare për “njerëz të vdekur të bllokuar në hotele që duhet të evakuohen, për dhjetëra makina, tualete dhe pavione në det” në fshatin turistik..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..
Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë..