“Po e vazhdojmë ndryshimin” ka gjetur një pjesë e numrit të nevojshëm të deputetëve për të siguruar shumicën në Kuvendin Popullor pas daljes së “Ka një popull të tillë” nga koalicioni. Këtë e njoftoi sot në një konferencë shtypi në Stara Zagora deputeti Atanas Mihnev.
Ai ishte kategorik se partia nuk blen deputetë, por bën pazare për të vazhduar luftën kundër korrupsionit dhe mafies. “Ne po kërkojmë njerëz me motivimin e duhur për të ndryshuar Bullgarinë”, tha ai. I pyetur nëse i kishin gjetur të 12 deputetët e nevojshëm, Mihnev tha: “Jo. Ne po shkojmë në drejtim të sigurimit të shumicës absolute”.
Reaktorët për projektin e parealizuar për një central të dytë bërthamor bullgar - "Belene" - nuk do të shiten. Kjo u njoftua për gazetarët nga zëvendëskryeministri dhe kryetar i Partisë Socialiste Bullgare (BSP) Atanas Zafirov. Ai tha se zhvilloi..
Në prani të kryeministrit Rosen Zheljazkov, ministri i energjisë Zheço Stankov dhe Vanja Ivançeva, menaxhere e Shell Exploration and Production, nënshkruan një kontratë për eksplorim nga ana e kompanisë të pranisë së naftës dhe gazit në zonën..
Me shpejtësi, saktësi dhe përqendrim të jashtëzakonshëm, Kallojan Geshev nga klasa e 8-të e shkollës së mesme 125 në kryeqytet, fitoi titullin e katërt botëror. Më 13 prill u mbajt finalja e Kampionatit Botëror të Aritmetikës Mendore – Online...
Të Shtunën e Madhe është dita e fundit e Javës së Madhe që i paraprin Pashkëve. Në këtë ditë të krishterët përkujtojnë varrimin e Jezu Krishtit dhe..
Gjatë natës vranësira do të jetë e konsiderueshme, me reshje shiu vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit, më shumë në sasi në zonat qendrore...
Ngjallja e Krishtit në qytetin Veliko Tërnovo, Bullgari Veriore, do të mirëpritet në majë të Kalasë Carevec. Portat e kalasë do të hapen në orën 22:30..