Para disa ditësh u ndanë çmimet vjetore të BG Radio, e cila tradicionalisht prezanton këngët më të reja bullgare pop dhe rok. Emrat e fituesve përcaktohen nga dëgjuesit, të cilët votojnë për disa kategori. Fituesi i madh këtë vit është Ljubo Kirov, i cili mori çmimet “BG Këngë” dhe “BG Tekst” për këngën “Më puth”, ndërsa projekti i tij i përbashkët me Stenli dhe Hristo Mutafçiev u shpërblye në kategorinë “BG Kombinim”.
I vetmi çmim që përcaktohet nga ekipi i BG Radio është “BG Frymëzim”. Ai jepet për kontributin e jashtëzakonshëm dhe shembullin e përkushtimit ndaj muzikës bullgare. Statuja këtë vit iu dha Mihaill Bellçev.
Interpretimi i tij i këngës ikonë “Mos u plak, dashuri” bëri që publiku të ngrihej në këmbë dhe të këndonte me të deri në fund të ceremonisë. Do të dëgjojmë edhe ne këtë këngë të artë bullgar të krijuar rreth katër dekada më parë. Muzika është e Hajgashod Agasjan, teksti - nga Nedjallko Jordanov.“Mos u plak, dashuri”:
Përpilues: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Yjet e operës Sonia Jonçeva dhe Plácido Domingo do të sjellin në Sofje një galaktikë menaxherësh operash dhe 32 këngëtarësh të rinj operistikë nga 17 vende në 5 kontinente. Konkursi më prestigjioz për yjet në ngritje të operës në botë –..
Shihni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë : Ju prezantojmë një prej klasikëve në kulturën muzikore bullgare Veselin Stojanov Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: archives.bnr.bg, bg.wikipedia.org,..
Bellosllava do të mbyllë faqet e verës dhe do të hapë faqet e sezonit vjeshtë-dimër me një koncert special më 18 shtator në Kinemanë Kabana në Sofje. Pranë saj në skenë do të jenë Zhivko Petrov - piano, Dimitër Semov - bateri, Dimitër Karamfillov..