Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekzistojnë parakushte të mira për zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh midis Bullgarisë dhe Armenisë

Foto: president.bg

Forcimi i përhershëm i stabilitetit dhe zgjerimi i lidhjeve të transportit në rajonin e Detit të Zi dhe Kaukazit është me rëndësi kyçe për stimulimin e investimeve dhe partneritetit midis Bullgarisë dhe Armenisë. Ky është qëndrimi i përbashkët i Presidentit Rumen Radev dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Armenisë, Ararat Mirzojan, i cili ndodhet në Bullgari. Të dy diskutuan gjithashtu mundësitë e reja për të promovuar partneritetin midis dy vendeve tona në fushën e ekonomisë, turizmit dhe arsimit, si dhe përfitimet e një fluturimi të mundshëm të drejtpërdrejtë midis Sofjes dhe Jerevanit.

Në takim u diskutua edhe për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Kaukazit, si dhe rolin e Bashkimit Evropian dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në këtë proces.

Ministri Mizorjan u takua edhe me Ministren tonë të Jashtme Teodora Gençovska. Të dy diskutuan për të gjithë spektrin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe për mundësitë për tërheqjen e studentëve armenë në Bullgari.

Gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm armen u nënshkrua Programi për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Bullgarisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporteve të Republikës së Armenisë në fushën e kulturës për periudhën 2022-2025.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rritje sezonale e ofertave për punë, por rënie në krahasim vjetor

Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga kompanitë më të mëdha të burimeve njerëzore në Bullgari. Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të..

botuar më 25-09-14 6.10.PD

Festivali i Rrugës U.L.I.C.A. në Stara Zagora i kushtohet të rinjve

Stara Zagora po pret Festivalin e parë të Rrugës U.L.I.C.A. – Street Fest, njoftuan organizatorët nga ndërmarrja komunale “Art Skena”. Eventi do të zhvillohet gjatë fundjavës në pjesën për këmbësorë të bulevardit “Car Simeon Veliki” (“Mbreti..

botuar më 25-09-13 5.50.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 20°C, në Sofje – 11°C. Në orët e para të mëngjesit , në ultësira dhe përgjatë lumenjve do të ketë dukshmëri të reduktuar dhe re të ulëta. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..

botuar më 25-09-12 7.35.MD