Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po punohet për blerjen e 10 mlrd metra kub karburant blu për Bullgarinë, Greqinë, Rumaninë dhe Ukrainën

Foto: BGNES

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Financave Asen Vasilev, pas takimit me homologun e tij gjerman, Christian Lindner, njoftoi se Komisioni Evropian po punon për blerjen e rreth 10 miliardë metra kub gaz natyror për nevojat e disa vendeve, përfshirë Bullgarinë. Tani për tani Vasilev nuk ka saktësuar se nga ku do të blihet karburanti blu, si do të furnizohet dhe shpërndahet.

Christian Lindner e vlerësoi Bullgarinë për stabilitetin financiar dhe e cilësoi si "mbresëlënës" nivelin e ulët të borxhit të qeverisë. Ai kujtoi se mbështetja për anëtarësimin e vendit tonë në eurozonë nuk është çështje politike dhe Bullgaria duhet të përmbushë të gjitha kriteret e Mastrihtit, përfshirë stabilitetin e çmimeve.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova: Bullgaria ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme

Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën se forcat parlamentare do të bëjnë gjithçka për të mbledhur maxhorancën për të formuar një kabinet. “Bullgaria ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme”, tha ajo në qytetin e Panagjurishtes, ku ishte me rastin..

botuar më 24-12-09 8.54.PD

Festivali i Peshkut të Kripur në Sozopoll

Në sheshin “Kullata” në qytetin bregdetar Sozopoll do të mbahet sot “Festivali i katërt i peshkut të kripur”. Ngjarja do të shënojë hapjen e Pazarit të Krishtlindjeve në qytet. Pjesëmarrësit në konkursin për peshkun më të mirë të kripur do të..

botuar më 24-12-07 8.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°, në Sofje 2°. Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët, me erë dhe shi. Në veri të Bullgarisë dhe në zonat malore do të bjerë borë, ndërsa nëpër qafa do të ketë kushte për stuhi dhe..

botuar më 24-12-06 7.45.MD