Për të 11-in vit radhazi, Sofja po pret Festivalin Ballkanik të Verës (The Balkans International Wine Festival,BIWCF). Veprimtaria, e cila bashkon verërat dhe kulturën ballkanike, do të mbahet nga 16 deri më 18 qershor 2022 përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës. “Festivali është i vlefshëm veçanërisht sepse bashkon njerëzit në Ballkan, sepse për ne vera është një urë miqësie”, tha para BNR Sofia Galina Niforu, drejtore e festivalit dhe kryetare e Shoqatës Bullgare të Eksportuesve të Verës. Ajo vuri në dukje se Ballkani është një thesar i vërtetë i verërave vendase mbi të cilat vihet theksi i festivalit. Në kuadrin e veprimtarisë do të përcaktohet edhe vera më e mirë në Ballkan.
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..