Në 24 orët e fundit u regjistruan 152 raste të reja me Covid në vend, 15 më pak se një ditë më parë. Mbi 67 për qind e të infektuarve rishtazi nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. 4.9 për qind e 3091 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i pacientëve të regjistruar aktiv u ul me 1012 në 63 724. Në spitale u shtruan 19 pacientë të infektuar. 15 prej tyre ose 78.95 për qind nuk janë të vaksinuar. Numri i të shtruarve në spital ra me 22 veta në 249. Në terapi intensive janë 28 persona të infektuar me Covid.
4 persona me Covid të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit. Të gjithë të vdekurit nuk kishin vaksina kundër koronavirusit. U shëruan 1160 persona.
Të mërkurën u bënë 447 vaksina.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, në Sofje 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët, në zonat juglindore me reshje shiu. Në Bullgarinë Jugperëndimore do të ketë thyerje dhe ulje më të theksuara të vranësirave...
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror Borisllav Sarafov, u shpreh qëndrimi se Prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të jenë..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata teatrore nga 39 vende t'i drejtohen institucioneve të Bashkimit Evropian. “Në Teatrin Kombëtar të Sofjes,..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje 0°. Gjatë ditës në vend do të mbizotërojë mot i vranët, në fushat dhe me..