Propozimi francez për garanci evropiane për përmbushjen e kushteve bullgare nga Maqedonia e Veriut ofron mundësi për zgjidhjen e çështjeve kontestuese. Sipas Hristo Ivanov, bashkëkryetar i grupit parlamentar të Bullgarisë Demokratike, refuzimi i tij do të thotë të humbasësh këtë mundësi të mirë. Sipas Ivanovit, parametri më i rëndësishëm i këtij vendimi është se Komisioni Evropian do të angazhohet që të monitorojë nëse Republika e Maqedonisë së Veriut do t'i përfshijë bullgarët në kushtetutë si popujt e tjerë që janë themelues të Republikës dhe nuk bëhet fjalë për njohjen e një pakice. Nëse Maqedonia e Veriut nuk e plotëson këtë kërkesë, nuk do të ketë negociata për kapitullin e parë, sqaroi Ivanov, duke shtuar se ky është sukses për diplomacinë bullgare, jo tradhti kombëtare.
Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..
Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës. Këtë ai e bëri në Bruksel në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme në formatin e..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..