Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për të dytën ditë radhazi, përqindja e mostrave pozitive të Covid po rritet

Foto: Georgi Cvetkov

92 janë rastet e reja me Covid në vend për 24 orët e fundit, 29 më pak se një ditë më parë. Mbi 56.5 për qind e të infektuarve rishtazi nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. 8.95 për qind e 1028 testeve të kryera janë pozitive dhe u rritën në krahasim me të dielën me gati 0.5 për qind, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i pacientëve të regjistruar aktiv u rrit gjithashtu për ditën e dytë, këtë herë me 56, në 61 930. Në spitale në 24 orët e fundit u shtruan 8  pacientë të infektuar. 7 prej tyre ose 87.5 për qind nuk ​​janë të vaksinuar kundër covid-19. Të shtruarit në spital u rritën në 256. Në terapi intensive janë 28 persona të infektuar.

Nuk u raportua asnjë të vdekur me Covid të konfirmuar në 24 orët e fundit. U shëruan 36 persona.

Të dielën u bënë 2 vaksina. 2 060 932 persona kanë përfunduar imunizimin.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përpjekja e shtatë e pasuksesshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..

botuar më 24-11-28 4.34.MD
Deljan Peevski

Deljan Peevski do të formojë një kabinet nëse i jepet mundësia

Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..

botuar më 24-11-28 4.16.MD
Bojko Borisov

Nuk ka asnjë shans që GERB-SDS, PP-DB dhe ITN të formojnë kabinetin

Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..

botuar më 24-11-28 2.29.MD