Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vëllezërit Shkorpill ishin ndriçimtarë bullgarë të tipit të Rilindjes

Vëllezërit Herman dhe Karell Shkorpill

Për nga prejardhja ata janë çekë, por një pjesë të madhe të jetës ia kushtojnë një kauze – Bullgarisë. Herman dhe Karell Shkorpill janë historianë, arkeologë, mësues, studiues të natyrës, humanistë, idealistë... Ata erdhën në Bullgari në vitet 80-të të shekullit XIX dhe u vendosën në qytetin Varna.

Ashtu si shumë figura publike dhe intelektualë çekë në atë kohë, të dy vëllezërit udhëhiqeshin nga solidariteti sllav, me idenë për të ndihmuar shtetin e sapoçliruar bullgar të ngrihej më këmbë pas sundimit të rëndë dhe të vazhdueshëm osman. Ata njihen më së shumti si themeluesit e arkeologjisë shkencore dhe punës muzeore në vendin tonë. Por jo vetëm!

“Këto janë figura jashtëzakonisht të gjithanshme të tipit të Rilindjes. Unë do t’i përkufizoja si një nga rilindësit e fundit të Bullgarisë”- thotë inxhinier Petër Atanasov nga Muzeu Historik Rajonal në Varna, krijues i aplikacionit celular “Vëllezërit Shkorpill - Ruajtësit e Kujtesës Historike”. Aplikacioni i tij plotëson përmes realitetit të shtuar ekspozitën në sallat e muzeut, kushtuar iluministëve çekë:

Emri i tyre lidhet kryesisht me qytetin Varna, ata ishin themeluesit e Shoqërisë Arkeologjike të Varnës, më pas e muzeut në Varna etj. - thotë Petër Atanasov. - Ju ndoshta e dini se ata ishin të parët që identifikuan, zbuluan dhe treguan se Pliska është kryeqyteti i parë bullgar. Ata ishin edhe një nga eksploruesit e parë të dolmenëve trakë në trojet tona. Dhe diçka që dihet pak, por kontributi i tyre është domethënës – Shkorpill kishin një interes të madh në shkencat natyrore - gjeografinë, hulumtimin e mineraleve, speciet e kafshëve dhe bimëve ... Dhe kudo që ishin mësues, ata themeluan qarqe të tilla, krijuan koleksione, zbuluan specie. Libri i parë për gjeografinë e Bullgarisë është i tyre etj.”

Karell shkorpill në Madara, 1924

Nuk ka asnjë fushë në të cilën vëllezërit Shkorpill të mos punuan. Por çekët ishin më të përkushtuar për ruajtjen e trashëgimisë historike të shkatërruar për shkak të neglizhencës së popullsisë vendase. Falë tyre, muzetë e parë historikë me gjetje interesante të epokave të ndryshme hapën dyert në qytetet tona rajonale. Shumë nga këto artefakte u shpëtuan nga gjuetarët e thesareve, sërish falë vëllezërve Shkorpill. Për këtë qëllim, ata krijuan një rrjet të dendur “spiunësh” në të gjithë vendin, nga bashkëpunëtorët që i paralajmëruan për rrezikun e bastisjeve të tilla. Jehona e veprimtarisë së gjithëpërfshirëse të vëllezërve Herman dhe Karell Shkorpill arrin edhe në ditët tona:

“Të rinjtë janë mjaft të befasuar që dy mësues, me rrogën e mësuesve, arrinin të udhëtojnë praktikisht në të gjithë Bullgarinë në kohën kur nuk kishte lidhje transporti dhe të bënin kaq shumë punë. Edhe sot, shkencëtarët bazohen në kërkimet e tyre. Shtëpia ku jetonte Karell ekziston ende. Ndodhet në Varna, në rrugën “Shkorpill” dhe u projektua nga vet ai. Muzeu Historik i Varnës ruan sendet personale të vëllezërve, përshkrimet e tyre, skicat, vizatimet… Por e vërteta është se shumica e artefakteve të përfshira në ekspozitat tona historike u zbuluar nga ata”, thekson Petër Atanasov.

Vëllezërit Shkorpill në Madara me Mbretin e ri Boris III

Aplikacioni celular për vëllezërit Shkorpill i zhvilluar prej tij paraqet në mënyrë të këndshme të gjithë informacionin për jetën dhe veprimtarinë e tyre në Bullgari dhe është i disponueshëm për çdo pronar të një telefoni Android. Mund ta gjeni KËTU.

Në qytetin danubain Ruse u hap ekspozita “Gjetur nga Shkorpill”, në lidhje me 120 vjetorin e krijimit të Muzeut Historik Rajonal në qytet. Ekspozita fokusohet kryesisht në punën e Karell Shkorpil në rajon. Më shumë se njëqind vjet më parë ai zbuloi dhe hartoi shumë nga faltoret dhe nekropolet që njohim sot në luginën e lumit Rusenski Lom.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD

Misioni sekret i zepelinit L 59 apo si Jamboll hyri në histori me një rekord botëror

Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..

botuar më 24-11-11 7.05.PD

Gjetje kurioze arkeologjike në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll

Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..

botuar më 24-11-10 9.55.PD