Gjatë muajit maj bashkia e qytetit Trojan ka llogaritur një prani të fortë turistike. Duke gjykuar në bazë të rezervimeve paraprake, gjatë muajve të ardhshëm në malin Stara Pllanina në rajonin e qytetit Trojan pritet një sulm edhe më i madh, mësojmë nga Darja Zariçinova - përfaqësuese e Bashkimit Rajonal Turistik TyrKlubRemark. Sipas saj pandemia ka ndryshuar qëndrimet e udhëtarëve:
“Ne po e bëjmë këtë konkluzion mbi bazën e pjesëmarrjeve tona në të gjitha ekspozitat e mëdha turistike në Bullgari. Derisa përpara viteve njerëzit kërkonin më shumë komoditetin e hoteleve dhe për më tepër na pyesnin për këtë, tani pyetja e parë është “A ka shtigje ekologjike në rajonin tuaj”, “Çfarë mund të përjetojmë këtu”, “Çfarë kureshtjesh kulinarike mund të shikojmë”, kështu qëgjithnjë e më shumë turistë vijnë kryesisht për shkak të malit dhe zgjedhin pushimin aktiv mes natyrës”.
Mali Stara Pllanina në rajonin e Trojanit është një magnet për adhuruesit e natyrës dhe për ata të cilët i pëlqejnë aventurat. Përveç kësaj, në mesin e verës, këtu mund shkëlqyeshëm të gërshetosh kalimet malore...me emocionet e ujit dhe të ndihesh sikurse ndodhesh në ...det.
“Të pasionuarit pas sporteve ujore mund të vizitojnë Digën e Sopotit pranë fshatit Goljama Zheljazna. Në dispozicion të tyre janë rrotat e ujit dhe kajakët. Kështu ata do të mund të shijojnë natyrën e shkëlqyer por dhe njëkohësisht do të jenë aktiv gjatë kohës së pushimit të vet. Mund të notojnë, të kapin peshk, të shëtisin rreth digës”-thotë Darja Zariçinova.
Pishinat pranë hoteleve vendase dhe shtëpive për miq po kështu propozojnë një freski të kërkuar gjatë verës, si një alternativë të pushimit detar. Fshati Shipkovo dhe vendpushimi Çiflik lëvdohen me ujërat e veta minerale dhe numrit të madh të procedurave-spa. Nuk keni nevojë prej një rezervimi paraprak, nëse vendosni të bëni një shëtitje në parkun e ri Pyjor “Turllata” që ndodhet brenda qytetit të Trojanit. Ai disponon me një arboretum dhe me një kënd lojërash të mrekullueshëm për fëmijët. Kurse në Ekspozitën Kombëtare të zanateve artistike dhe arteve në fshatin Oreshak çdo një mund të ulet në timonin e poçarit dhe të përpiqet të gdhendë një shtambë ose një tas balte.
“Natyrisht që ka një rritje të çmimeve, por ajo nuk është dhe kaq e madhe, më në veçanti në bazat e hoteleve dhe në shtëpitë për miq. Në vende të veçanta janë ruajtur dhe çmimet e vjetra. Si tërësi mund të them se rreth 10% është shtimi për fjetjet. Nëpër lokale situata është më e ndryshme, për shkak të shtrenjtimit të madh të ushqimit. Rreth 20% është rritja mesatare e shërbimeve nëpër lokalet për tu ushqyer. Kurse për ndryshe për 30 leva mund të gjendet qetësisht dhomë për të fjetur në qendër të Trojanit për një njeri në shtëpi të bukur për miq me banjë të veçantë. Kuptohet se çdo gjë varet nga kategoria e hotelit. Ka dhe vila të cilat jepen për rreth 140 leva për natë, por aty mund të pushojnë një numër më të madh turistësh”- sqaron Darja Zariçinova.
Dhe gjatë kësaj vere bashkia mbështetet mbi turizmin e lidhur me ngjarje të ndryshme, që të mund të tërheq dhe të argëtojë miqtë e vet.
Sivjet Muzeu i Zanateve, në qendër të Trojanit, shënon jubileun e vet 60 vjeçar me një program të pasur kulturor. Më 1 dhe 2 korrik banuesit vendas dhe turistët e ardhur do të presin July morning me festën tradicionale “Rok në zemrën e malit Stara Pllanina”, kur në qendër të qytetit do të ekzekutojnë interpretues të dashur bullgar.
Foto: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..
Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..
Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..
Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top..