Informacioni i krijuar nga Radioja Kombëtare Bullgare vazhdon të gëzojë besimin më të lartë të publikut në Bullgari. Me këto fjalë, drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, hapi një seminar dy-ditor në selinë e BNR-së në Sofje, kushtuar organizimit të përmbajtjes së lajmeve dhe informacionit aktual në mediat publike, me qëllim krijimin e një redaksie të integruar kombëtare, me folës special të ftuar Tom McGuire.
Përveç se është gazetar, producent dhe filmbërës dokumentarësh i shquar, Tom McGuire është i njohur edhe si drejtues i programit të lajmeve RTÉ Radio 1 të Radios Publike Irlandeze."Unë mendoj se misioni i mediave sociale sot është siç ka qenë gjithmonë që nga krijimi i tyre - të shërbejnë si pasqyrë për audiencën dhe t'i ndihmojë ata të shohin kulturën, botën dhe shoqërinë e tyre ashtu siç është," tha Tom McGuire në një intervistë për Radio Bullgarinë - Dhe mbi të gjitha, në zemër të mediave sociale është besimi i audiencës, veçanërisht në botën moderne, kur në hapësirën publike shpërndahen të gjitha llojet e informacioneve, shumë prej të cilave janë false. Kjo është përgjegjësia më e rëndësishme e një medie sociale."
Gjatë seminarit në Sofje, Tom McGuire punoi me gazetarë, redaktorë dhe specialistë të përmbajtjes digjitale nga programet kombëtare dhe rajonale të
Radios Kombëtare Bullgare, duke përshkruar sfidat para një gazetari bashkëkohor në Bullgari dhe Irlandë në punën e përditshme të prezantimit të lajmeve:
“Mendoj se Radioja Kombëtare Bullgare është një organizatë plot jetë, e cila është shumë e avancuar në të menduarit e saj, duke dalë shumë larg përtej kufijve të saj. Unë jam pak xheloz për numrin tuaj të madh të dëgjuesve - diçka me të cilën ne në Irlandë nuk mund të mburremi. Niveli i besnikërisë që gëzon Radioja Kombëtare Bullgare nga ana e dëgjuesve të saj në mbarë vendin dhe në mbarë botën përmes Radio Bullgarisë është shumë i lartë. Gjithashtu më bën shumë përshtypje përbërja e larmishme e stafit të BNR. Pata rastin të takoj kaq shumë njerëz të moshave dhe brezave të ndryshëm dhe nga rajone të ndryshme të vendit. Ka një strukturë shumë të gjallë dhe të pasur të jetës në Bullgari dhe u lumturova kur mësova se ajo reflektohet çdo ditë në eterin kombëtar”.
Programet në gjuhë të huaja për audiencën ndërkombëtare, siç është përmbajtja që Radio Bullgaria prezanton çdo ditë, kanë një të ardhme shumë të ndritur përmes shpërndarjes online, tha Tom McGuire.
“Ne në Irlandë nuk kemi programe të gjuhëve të huaja jashtë vendit, por mendoj se për vende si Bullgaria dhe Irlanda është shumë e rëndësishme të zëmë dhe të tregojmë vendin tonë në hartën e botës. Ne jemi vende të vogla sipas standardeve ndërkombëtare, jemi shumë të ngjashëm për nga mentaliteti i njerëzve. Bullgaria është pak më e madhe dhe ka një popullsi pak më të madhe se Irlanda, por të dyja vendet kanë një diasporë të madhe jashtë kufijve të tyre. Mendoj se kjo lidhje me ata që jetojnë jashtë vendeve tona dhe kthehen është shumë e rëndësishme. Për Bullgarinë, për mendimin tim, është me rëndësi të madhe të jetë në gjendje të tregojë vetë historitë e saj, dhe jo dikush tjetër t'ia tregojë botës.”
Për Tom McGuire seminari në Radion Kombëtare Bullgare është rasti për vizitën e tij të dytë në Bullgari, pas pjesëmarrjes në Asamblenë e Radios EBU në vitin 2019, që u mbajt në kryeqytetin bullgar. “Sofja, ashtu si Dublini, është një qytet që mund ta njohësh lehtësisht duke ecur”, tha i ftuari.
“Po filloj të dashurohem me Sofjen. Udhëtimet e mia të deritanishme е vizatuan pandeminë, si të thuash - ky ishte udhëtimi im i fundit i punës përpara Kovid-it dhe i pari tani. Duke ecur nëpër rrugë, vazhdoj të mendoj se ky është një qytetërim vërtet i vjetër dhe një vend relativisht i ri që është kthyer në hartë në fund të shekullit të 19-të. Bullgaria dhe Irlanda janë dy vende të vogla në Bashkimin Evropian dhe si të tilla ne duhet të mbështesim njëri-tjetrin.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BNR
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë shpalli rregullat për pranimin e studentëve, doktorantëve dhe specializantëve për studime në institucionet shtetërore të arsimit të lartë të Bullgarisë, sipas Dekretit nr. 103/1993 të Këshillit të..
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës do të ofrojë që mësime e fesë të përfshihen në plan-programin e detyrueshëm, duke theksuar kompetencat etike, morale, kulturore dhe historike, deklaroi ministri i arsimit Krasimir Vëllçev para Lidhjes së Mësuesve..
Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që është sëmundja më e shpeshtë onkologjike te femrat. Çdo vit zbulohen më shumë se 2 milionë raste..
Mundësitë për arsim të lartë cilësor në frëngjisht në Bullgari do të prezantohen gjatë një ekspozite arsimore në Shkup. Ngjarja është pjesë e..
Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi në faqen e saj në Facebook për dy shkaba egjiptiane të helmuara në Rodopet Lindore . Një zog - femër,..