Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 22 qershorin

Në ditën e parë të verës do të kemi mot dinamik

Foto: BGNES

Gjatë natës do të jetë e kthjellët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare perëndimore-veriperëndimore.

Më 22 qershor do të mbajë mot kryesisht me diell, por para mesditës në Bullgarinë Perëndimore dhe në rajonin e Rodopeve do të formohen vranësira dhe në disa vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht deri e fortë nga jugperëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 28° dhe 33°, në rajonet më në jugperëndim - deri në 36°, në Sofje – 28° -29°.

Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht perëndimore-veriperëndimore. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 26 deri në 30 gradë. Temperatura e ujit të detit do të jetë 22 ° -24 °. Lëvizja e detit do të jetë 1-2 ballë.

Në zonat malore do të mbizotërojë mot me diell, por pasdite do të formohen vranësira dhe në shumë vende, kryesisht në masivët e gjysmës perëndimore të venditр do të ketë reshje afatshkurtra dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare dhe e fortë veriperëndimore. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 24°, në 2000 metra - rreth 16 °.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një flamur bullgar ngrihet në një shtyllë 21 metra pranë qytetit Etropole

Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole në afërsi të monumentit eshtërore "Tuma Vëllazërore". “Sot të gjithë ngremë zërin se në një kohë..

botuar më 25-03-01 7.00.MD

Parashikimi i motit për 1 marsin 2025

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu, të cilat vende-vende në rajonet veriore do të jenë të përziera me borë. Në Bullgarinë Juglindore pothuajse nuk do të ketë reshje. Në orët e paradites do të ketë mjegull në shumë..

botuar më 25-02-28 7.35.MD

Helikopteri i dytë i urgjencës është tashmë në Bullgari

Në Bullgari zbriti helikopteri i dytë për dhënien e ndihmës urgjente mjekësore nga ajri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të vendoset në bazën rajonale të HEMS në qytetin Sliven. U formuan edhe tetë ekipet e mjekësisë ajrore që do të punojnë..

botuar më 25-02-28 6.31.MD