Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare shqyrtoi letrat e Patriarkut Ekumenik Bartolomeu dhe Patriarkut Serb Porfiri mbi statusin kanonik të Kishës Ortodokse të Maqedonisë së Veriut. Sinodi vendosi të heqë përçarjen kanonike mbi Kishën Ortodokse në Shkup. Çështja e emrit të kishës në Maqedoninë e Veriut ende nuk është shqyrtuar, njoftoi Patriarkana Bullgare.
Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski tha se kjo është një politikë e koordinuar midis shtetit bullgar dhe kishës. "Ata e njohin kishën e Maqedonisë Veriore, por do të mendojnë për emrin e saj. Kush jeni ju që të mendoni?" - pyeti Pendarovski në një intervistë për televizionin 24 të Shkupit.Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..
Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..