Kryeministri Kirill Petkov do të japë dorëheqjen të hënën në mëngjes për të filluar konsultimet me Presidentin për formimin e kabinetit të ri. Ai e tha këtë në Bruksel pas samitit BE-Ballkani Perëndimor. Më herët sot, qendra e shtypit e Kreut të Shtetit njoftoi se në përputhje me nеnin 89 të Kushtetutës, Presidenti Rumen Radev do të fillojë konsultimet me grupet parlamentare për dorëzimin e mandatit për formimin e qeverisë së re pasi Kryeministri Kirill Petkov do të japë dorëheqjen e kabinetit aktual, njoftoi zyra e shtypit e Presidentit.
“Po e vazhdojmë ndryshimin” është gati të marrë mandatin e parë për të formuar një qeveri dhe të përpiqet të gjejë 121 deputetë të pavarur, tha Kryeministri Kirill Petkov pas një takimi me deputetët e tij. Petkov theksoi se ai dhe Asen Vasilev do të jenë sërish kandidatë për kryeministër dhe zëvendëskryeministër.
Forca e dytë parlamentare GERB deklaroi se nuk do të përpiqet të formojnë qeveri në këtë parlament.
E drejta ndërkombëtare nuk merret me njohjen e identiteteve dhe gjuhëve – kjo vlen edhe për çështjen e Maqedonisë së Veriut. Këtë e deklaroi ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev, i cituar nga BGNES. “Formulime si “njohje e identitetit..
Pas përpjekjeve intensive dhe të pandërprera të Ambasadës bullgare në Teheran, dy shtetas bullgarë u evakuuan me sukses nga territori i Republikës Islamike të Iranit, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Shtetasit kaluan kufirin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 20°. Në Sofje do të jenë 16°. Para mesditës moti do të jetë me diell. Pasdite do të ketë shtim të vranësirave grumbulluese. Në disa zona, kryesisht në rajonet malore dhe lindore,..
Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik..
Tridhjetë grupe nga e gjithë vendi marrin pjesë në edicionin jubilar të dhjetë të Festivalit Kombëtar Folklorik “Ritmi i Bullgarisë” nëqytetin e..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..