Qeveria e dorëhequr do të mbështesë më shumë se gjysmë milioni bullgarë që janë në gjendje të rëndë financiare dhe jetojnë në izolim social, tha Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Ekonomisë Kornelija Ninova. Janë siguruar mjete prej 411 milionë levash (rreth 210 milionë euro) - me to njerëzit do të marrin një drekë të nxehtë gjatë gjithë vitit, përveç kësaj do të sigurohen produkte për bebe për 10 mijë të porsalindur, ushqim në kuzhinat e fëmijëve, pako ushqimore dhe materiale higjienike.
“Edhe sot po dëshmojmë se kujdesi për njerëzit është përgjegjësia jonë e parë”, tha Kornelija Ninova.
Artistë të preferuar bullgarë dhe francezë do të mblidhen në një skenë në Plovdiv për të prezantuar një përzierje hitesh bashkëkohore, klasike të arta dhe melodi të paharrueshme. Nga sot, 20 qershor, deri më 22 qershor, “Baza e Varkave” në qytetin e..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohet vranësirë grumbulluese. Në shumë zona, kryesisht në Bullgarinë..
Presidenti i Eurogrupit Paschal Donohoe pret një konsensus në takimin e sotëm në Luksemburg për hyrjen e Bullgarisë në еurozonë, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. "Unë besoj se hyrja e Bullgarisë në еurozonë do të jetë..
Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë..
Fshati Dellçevo, komuna e qytetit Goce Dellçev, po rivendos traditën e festimit të Ditës së Enjos (Enjovden) me një program dyditor më 21 dhe 22 qershor,..
Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik..