Dokumentari i ri La Scuola Kabaivanska ("Shkolla e Kabaivanskës") i kushtohet këngëtares së operës me famë botërore Rajna Kabaivanska. Pas premierës në Sofje më 24 maj, tani filmi do të ketë një prezantim dhe në Romë, në të cilin do të jetë e pranishme personalisht vet ylli i operës. Ngjarja është një pjesë nga Festivali i Kinemasë Bullgare, i cili po zhvillohet për herë të 15 në kryeqytetin italian me iniciativë të Institutit Kulturor Bullgar atje.
Filmi është një tregim në vetën e parë nga vet Kabaivanska -një nga zërat më të mirë të sopranos të gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë. Me përshtypjet e tyre përfshihen dhe nxënës të saj, po kështu emër të njohur nga skenat botërore të operës.
Tregimi dokumentar i është kushtuar 20 vjetorit të Klasës së Mjeshtërisë, të cilën Rajna Kabaivanska e drejton në Sofje pranë Universitetit të Ri Bullgar. Filmi do të prezantohet më 26 qershor në Shtëpinë e kinemasë në zemër të Villa Borghese në Romë. Regjisor është Najo Ticin, kurse skenarist-Petër Barballov.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..