Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Studentë krijojnë një linjë të modës me imazhe të marra prej pikturave

Foto: Facebook /@FASHIONxNBU

Në periudhën pas vitit 1565 na transferon koleksioni “pranverë-verë 2022” në lejbelin e parë universitar të modës FASHIONxNBU, të krijuar prej studentëve dhe pedagogëve në Atelienë Eksperimentale Artistike të Modës në Universitetin e Ri Bullgar në Sofje. Ai është i frymëzuar nga piktura “Korrjet” të piktorit flaman të Rilindjes Pieter Bruegel de Oude. Mesazhi për kthimin drejt qetësisë dhe ngrohjes së emocioneve është transmetuar përmes shtampave të shumta me elemente nga pikturat e piktorit, detajeve prej lëkure dhe qëndisje. Me përjashtim të shtampave, çdo gjë është punuar me dorë, kurse synimi drejt mbeturinave zero çon dhe drejt prerjeve gjeometrike të rrobave dhe përfshirjes së materialeve mbeturinore në punimin e aksesorëve të shumtë. Moda e qëndrueshme është padyshim në modë në mbarë botën dhe tashmë edhe në vendin tonë, thonë dizajnerët.


 “Trendi ka nisur prej disa vjetëve më parë dhe po merr vrull. Është një nga industritë më fitimprurëse, por edhe një nga më ndotëset”, vuri në dukje përpara Radios Kombëtare Bullgare asistentja e përgjithshme Stefania Temellkova.

Foto: Facebook / @FASHIONxNBU

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali “Film i shkurtër në autobus të gjatë” për dokumentarë të shkurtër në Kjustendill

“Film i shkurtër në autobus të gjatë” është emri i një ngjarjeje tërheqëse që do të zhvillohet nga 22 deri më 24 gusht në qytetin Kjustendill . Projekti i Qendrës Kulturore Studentore “Shën Kliment Ohridski 1997” – Sofje, bashkon një festival..

botuar më 25-08-22 5.20.PD

Interesi për arsimin e lartë në Bullgari po rritet mes bullgarëve nga Ukraina, Moldavia dhe Maqedonia e Veriut

Vazhdon të jetë i qëndrueshëm interesi për universitetet bullgare nga të rinjtë me origjinë bullgare që jetojnë jashtë vendit, të cilët aplikojnë përmes Dekretit Nr. 103 të Këshillit të Ministrave të vitit 1993. Ky vendim parashikon kushte..

botuar më 25-08-20 4.05.MD

Mbetjet e dinozaurëve u gjetën pranë qytetit Trën

Shkencëtarë zbuluan kocka të reja të dinozaurëve dhe kafshëve të tjera kurrizore pranë qytetit Trën, në Bullgarinë Perëndimore. Zbulimi u bë gjatë Ekspeditës së Tetë Paleontologjike të organizuar nga Muzeu Kombëtar i Historisë Natyrore pranë Akademisë..

botuar më 25-08-19 2.51.MD