Në periudhën pas vitit 1565 na transferon koleksioni “pranverë-verë 2022” në lejbelin e parë universitar të modës FASHIONxNBU, të krijuar prej studentëve dhe pedagogëve në Atelienë Eksperimentale Artistike të Modës në Universitetin e Ri Bullgar në Sofje. Ai është i frymëzuar nga piktura “Korrjet” të piktorit flaman të Rilindjes Pieter Bruegel de Oude. Mesazhi për kthimin drejt qetësisë dhe ngrohjes së emocioneve është transmetuar përmes shtampave të shumta me elemente nga pikturat e piktorit, detajeve prej lëkure dhe qëndisje. Me përjashtim të shtampave, çdo gjë është punuar me dorë, kurse synimi drejt mbeturinave zero çon dhe drejt prerjeve gjeometrike të rrobave dhe përfshirjes së materialeve mbeturinore në punimin e aksesorëve të shumtë. Moda e qëndrueshme është padyshim në modë në mbarë botën dhe tashmë edhe në vendin tonë, thonë dizajnerët.
“Trendi ka nisur prej disa vjetëve më parë dhe po merr vrull. Është një nga industritë më fitimprurëse, por edhe një nga më ndotëset”, vuri në dukje përpara Radios Kombëtare Bullgare asistentja e përgjithshme Stefania Temellkova.
Foto: Facebook / @FASHIONxNBU
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 5 gusht pritet të mbërrijnë në Manastirin e Rilës 200 persona që u përfshinë në pelegrinazhin “Mrekullibërësi i Rilës”. Ky pelegrinazh është pjesë e rrugëve të krishtera të pelegrinazhit, të bashkuara nga nisma “Në rrugën e besimit”...
Një shkabë egjiptiane e ngordhur është gjetur pranë fshatit Hrastovo, në afërsi të qytetit Krumovgrad, njoftoi zyra e shtypit e Drejtorisë Rajonale të MPB në Kërxhali. Nga shpendi, i cili është një specie e mbrojtur, janë marrë mostra për analizë...
225 788 bullgarë me pension për shërbimin dhe moshën vazhdojnë të punojnë për të fituar të ardhura shtesë. Nëse u shtohen pensionistë me lloje të tjera pensionesh, numri i tyre i përgjithshëm tejkalon 350 000 persona, ose mbi 17.5 përqind të..
Komuniteti ukrainas në Bullgari festoi Ditën e Pavarësisë së Ukrainës. Me këtë rast, ndërtesa e Bashkisë së Sofjes u ndriçua me ngjyrat e flamurit..
Sipas statistikave të Agjencisë Ekzekutive për Pyjet, në periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2024, në territorin e Bullgarisë ndodhën 7115 zjarre..