Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria pranoi propozimin francez për Maqedoninë e Veriut dhe BE

Foto: BGNES

Me 170 vota pro, 36 kundër dhe 21 abstenime, parlamenti miratoi dhënien e dritës jeshile për fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Dokumenti vendos si kushte:

-Zbatimi efektiv i Marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit nga viti 2017;

- Garantimi i të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë edhe përfshirjen e tyre, në baza të barabarta me popujt e tjerë, në Kushtetutën e Maqedonisë;

- Përmirësimi i projekteve të Kornizës Negociuese dhe Konkluzioneve të Këshillit për të bërë më të qartë se asgjë në procesin e anëtarësimit të Shkupit në BE nuk mund të interpretohet si njohje e ekzistencës së “gjuhës maqedonase” nga Bullgaria;

- Garanci se fqinjësia e mirë mbetet një kriter horizontal gjatë gjithë procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Partia “Vëzrazhdane” kërkoi shtyrjen e debateve si dhe marrjen e vendimit me shumicë të cilësuar prej 2/3, por salla e hodhi poshtë propozimin. “Vëzrazhdane” e cilësoi propozimin e presidencës franceze si një tradhti. Përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare përdorën gjerësisht argumentet historike në debate.

Toshko Jordanov nga “Ka një popull të tillë” e cilësoi vendimin si e miratuar nën presion. “Dje Macron deklaroi drejtpërdrejt, e citoj atë: “Ushtruam shumë presion mbi Bullgarinë muajt e fundit”.

“Ne nuk mund të presim “vetëm dashuri” nga Maqedonia. Duhet të mendojmë realisht, jo romantikisht. Është e vërtetë që Maqedonia është pjesa më romantike e historisë sonë, por është pikërisht romantizmi ai që na solli deri në atë pikë ku nuk mund të flasim të njëjtën gjuhë me vëllezërit tanë sot, edhe pse flasim të njëjtën gjuhë”, tha Toma Bikov nga GERB.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria kërkoi nga KE-ja një ndryshim në Planin e Rimëkëmbjes

Qeveria miratoi dhe dërgoi sot në Komisionin Evropian një kërkesë për ndryshimin e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Rinegocimi i planit u bë prioritet i qeverisë së Rosen Zheljazkov. Ndryshimet synojnë të përshtatin Planin me..

botuar më 25-04-16 6.32.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: Reaktorët për centralin atomik "Belene" mund të fuqizojnë qendrat e të dhënave

Përfaqësues të tre fondeve kryesore botërore, të cilët kanë një interes të jashtëzakonshëm për krijimin e qendrave të mëdha të të dhënave në vendin tonë, kanë kontaktuar autoritetet bullgare. Është më mirë të mos i shiten Ukrainës reaktorët e centralit..

botuar më 25-04-16 5.36.MD
Kirill Petkov

Një pjesë e opozitës nuk do ta mbështesë votën e mosbesimit ndaj qeverisë

"Ka një popull të tillë" mbetet pas marrëveshjes së koalicionit dhe vazhdon të punojë me partnerët si një qeveri minoritare. Këtë e deklaroi deputetja Pavella Mitova pasi Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Ahmed Dogan njoftoi se po largohet nga..

botuar më 25-04-16 9.56.PD