Shkupi me 5 kushte para BE-së për të pranuar propozimin francez për negociatat
Maqedonia e Veriut hodhi poshtë propozimin e Presidencës franceze për heqjen e vetos dhe fillimin e negociatave me Shkupin për anëtarësim në BE. Pas Samitit Ballkani Perëndimor – BE në Bruksel Kryeministri Dimitër Kovaçevski tha, se propozimi është i papranueshëm në variantin e propozuar dhe shtroi 5 kushte para BE-së, transmetoi MIA. Ai kërkoi një formulim të qartë të gjuhës maqedonase në kornizën negociuese, një mbrojtje të qartë të identitetit maqedonas, çështjet historike të mos jenë kritere në negociatat, dhe se bisedimet midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së të fillojnë përpara se bullgarët, kroatët dhe malazezët të përfshihen në preambulën e Kushtetutës maqedonase. Kushti i pestë ishte që Sofja të mos shtrojë kërkesa të reja ndaj Shkupit jashtë atyre të përfshira në kornizën negociuese dhe protokollin dypalësh mbi të cilin akoma zhvillohen bisedime.
Greqia propozon që deri në vitin 2033 Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së
Viti 2033 të caktohet si data e fundit për përfundimin e procesit të aderimit të Ballkanit Perëndimor në BE, propozoi Kryeministri Grek Kiriakos Micotakis gjatë takimit të liderëve të BE-së në Bruksel, transmetoi Euronews. Ai theksoi, se Athina është në anën e Ballkanit Perëndimor dhe e kupton mosbesimin e vendeve sepse avancimi i realizuar është praktikisht minimal. “Ky është një rast i mirë të rifillojmë këtë proces me një intensitet edhe më të madh. Një parakusht i domosdoshëm që kjo të ndodhë , është të zgjidhet përfundimisht mosmarrëveshja midis Sofjes dhe Shkupit, në mënyrë që të fillojnë zyrtarisht negociatat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për anëtarësimin e tyre”, tha Micotakis.
Kosova dhe Serbia ranë dakord për zbatimin e marrëveshjeve të vjetra
Beogradi dhe Prishtina miratuan në Bruksel një dokument për realizimin e marrëveshjeve energjetike të nënshkruara që në vitin 2013. I dërguari special i BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës Miroslav Lajčák shkroi në Twitter, se u bë “një hap i madh përpara”. Sipas negociatorit serb Petër Petkoviç në raundin e fundit të bisedimeve përfaqësuesi kosovar Besnik Bislimi deklaroi, se është gati për të diskutuar funksionimin e Lidhjes së Komunave Serbe në Kosovë. Banorët e katër bashkive në veri të lumit Ibër, shumica prej të cilëve janë serbë, nuk i paguajnë fatura për korrent për më shumë se 20 vjet. Sipas operatorit kosovar të sistemit energjetik, i cili është pronë e një kompanie turke, humbjet vetëm në vitin 2021 nga mospagimi i faturave është 40 milion euro. Kosova importon më se 40 për qind të energjisë së domosdoshme elektrike të vendit, transmeton BTA.
Rumania vendosi një festë të këmishës kombëtare
Parlamenti i Rumanisë miratoi që 24 qershori të kremtohet si Dita e Këmishës Kombëtare (La Blouse Roumaine). Ministri i Kulturës Luçian Romashkanu tha, se pret që në Sesionin e 17-të të UNESCO-s në nëntor, me kërkesë të Rumanisë dhe Moldavisë, këmisha me qëndisje kombëtare të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale Botërore, bëri të ditur Agerpres. “Këmisha rumune, një element i identitetit të kulturës sonë, i kaloi kufijtë e vendit, falë bukurisë së saj dhe zgjuarsisë së stilistëve të famshëm. Ajo arriti deri në podiumet e mëdha dhe vlerësohet në të gjithë botën. Ajo mbahej nga paraardhësit tanë, prindërit dhe sot edhe nga të rinjtë, duke siguruar kështu vazhdimësinë e traditave dhe zakoneve rumune”, tha Romashkanu dhe bëri thirrje për promovimin dhe mbrojtjen e markës – “La Blouse Roumaine”.
Për shkak të problemeve në punë, kroatët përdorën 22.1 milionë ditë leje sëmundje
Në vitin 2021, kroatët përdorën më shumë se 20 milionë ditë sëmundje, njoftoi Instituti Kroat për Sigurimet Shëndetësore (HZZO). Mesatarisht, 33 000 njerëz ishin me leje sëmundjeje çdo ditë, sipas portalit kroat Index.hr. Më së shumti u sëmurën banorët e qytetit Rieka, ku vitin e kaluar çdo punonjës ishte në leje për sëmundje mesatarisht 14 ditë. Pësojnë të punësuarit në Zagreb, Gospiç dhe Çakovec. Instituti ka paguar mbi 3 miliardë kuna ose 400 milionë euro për lejet e sëmundjes. Sipas mjekëve kroatë të intervistuar nga Index.hr, një pjesë e konsiderueshme e lejeve për sëmundje u morën për shkak të problemeve në vendet e punës si pakënaqësia, zhgënjimi, mbitensioni, puna e tepërt, lodhja ose konfliktet në punë.
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: ЕPА/BGNES, mia.mk, Twitter/@MiroslavLajcak, romania-insider.com, index.hr
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..