Nëse shikoni programet e saj të koncerteve, patjetër do t'ju bëjnë përshtypje dy gjëra - premierat e shumta dhe prania e vazhdueshme e veprave të autorëve bashkëkohorë - bullgarë dhe vitet e fundit edhe të huaj. Aleksandra Ivanova tregon se interesimin e saj për shkollën e kompozicionit vendas ajo ia detyron mësuesit të saj të pianos - Profesori Jovço Krushev, i cili i këshillon nxënësit e tij që vazhdimisht të zgjerojnë repertorin e tyre të veprave bullgare. Pianistja e re ka prezantuar dhe po vazhdon të prezantojë vepra nga Nikollaj Badinski (një kompozitor bullgar me famë botërore, i cili prej viteve jeton në Gjermani), Stojan Babekov, Angjell Kotev, Krasimir Taskov e të tjerë. Ajo ka dhe profil të saj interpretimi në You Tube, përmes të cilit interpretimet e saj arrijnë deri tek autorët modern nga vendet e ndryshme, me të cilët po kështu është në një bashkëpunim.
“Çdo gjë filloi nga Martin Max Schreiner* nga Shtetet e Bashkuara, i cili vendosi të shkruaj posaçërisht për mua pjesën “Fragmente opere pa libret”- tregon pianistja. Premiera botërore ishte në sallën e dhomës “Bëllgaria” gjatë vitit 2020 në koncertin e titulluar “Bota muzikore e Bullgarisë dhe e Amerikës”. Përveç “Fragmente opere pa libret” ekzekutova për herë të parë tek ne, akoma dy krijime të tij. Atëherë ishte dhe premiera bullgare e Suitës për violë dhe piano nga Christopher Lowry nga Shtetet e Bashkuara, të cilën e interpretuam bashkë me Kristian Sugarevin. Kurse vitin e kaluar, në kuadrin e ateliesë ndërkombëtare në kompozicion në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov”, prezantova “Improvizime për piano” nga autori i ri rumun Vlad Gînța, po kështu një premierë për Bullgarinë”.
Publiku i kryeqytetit do të takohet me Aleksendrën në koncertin më 26 qershor, në sallën e dhomës “Bëllgaria” nga ora 12:00. Përsëri do të ketë dy premiera, ku ngjarja është në kuadrin e festivalit ndërkombëtar “Javët muzikore të Sofjes Skenë e muzikantit të ri”. Ja dhe hollësira të tjera:
“Programi është i larmishëm. Aksenti është mbi krijimin e kompozitorit të njohur polak Marian Borkowski “Ndërhyrje romantike”, që do të tingëllojë për herë të parë në Bullgari - sqaron Aleksandra. Ka dhe një premierë tjetër për vendin tonë - Suitë koncertesh mbi "Bukuroshja e Fjetur" nga Çajkovski, transkriptim i autorit i Mihaill Pletnjov,e cila prezanton një trajtim pak më të ndryshëm të kësaj muzike. Unë punoj si shoqëruese baleti në Operën e Sofjes, e njoh shumë mirë baletin dhe për këtë vendosa të luajë të gjithë suitën. Duhet të them se pjesë të veçanta prej saj janë interpretuar tek ne, por për herë të parë do të tingëllojnë që të gjitha 11 pjesët. Kam përfshirë dhe Preludi dhe Fuga nga "Piano e temperuar mirë" e Johann Sebastian Bach. Mendoj se, do të formohet një program shumë interesant dhe shpresoj që ai të pëlqehet nga publiku”.
*Martin Max Schreiner - "Opera scenes without a Libretto" (dedicated to Aleksandra Ivanova)
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..