Më 27 qershor 1927, Kompania franceze “Sidna”, pasardhësi i drejtpërdrejtë i së cilës është AIR France, filloi ndërtimin e aeroportit të qytetit Burgas. Aeroporti është i rëndësishëm për aviacionin bullgar. Më 29 qershor 1947 filluan fluturimet Sofje - Burgas. Kjo ishte linja e parë e rregullt e pasagjerëve në Bullgari.
Aeroporti i Burgasit është unik me numrin më të madh të ditëve me diell në të gjithë Evropën. Për këtë arsye quhet – “Aeroporti më me diell në bregun e Detit të Zi”. Ai ka pistën e katërt më të gjatë në Ballkan - 3200 m dhe është një qendër e rëndësishme transporti në Evropën Juglindore me shumë fluturime pasagjerësh dhe mallrash.
Sot, aeroporti realizon fluturime në 77 destinacione në 26 vende. Viti më i suksesshëm për sa i përket numrit të pasagjerëve të shërbyer ishte viti 2018, ku prej andej kaluan 3 255 568 pasagjerë.
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..
Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..