Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje palëve që të hyjnë në dialog që të mund të funksionojë shteti. Në fillim të konsultimeve për caktimin e mandatit pas dorëheqjes së kabinetit të Petkovit, ai theksoi se krahas krizës ekonomike, sociale, shëndetësore dhe të refugjatëve po përballemi me krizë politike dhe e ardhmja e qytetarëve varet nga vendimi i politikanëve dhe institucioneve. Ndër detyrat urgjente, kreu i shtetit vuri në dukje përditësimin e buxhetit dhe miratimin e ndryshimeve legjislative për nisjen e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Gjatë bisedës me përfaqësuesit e GERB-SDS u bë e qartë se nëse “Po e vazhdojmë ndryshimin” nuk arrin të formojë kabinet, koalicioni do ta kthejë mandatin “sa më shpejt”. "Nuk ka potencial për formimin e një koalicioni parimor në këtë parlament," komentoi nënkryetari i GERB-it Tomisllav Donçev.
Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..