Përfunduan konsultimet me kreun e shtetit për dhënien e mandatit eksplorues për formimin e qeverisë pas dorëheqjes së kabinetit të Kirill Petkovit. Në një takim me përfaqësuesit e DPS, lideri i tyre Mustafa Karadajë e përshkroi krizën politike si një fund të natyrshëm të një politike të bazuar në gënjeshtra dhe urrejtje. Sipas tij, dalja nga kjo krizë është një parakusht për gjetjen e zgjidhjes për krizat e tjera. Hapi i parë është votimi i suksesshëm i mosbesimit ndaj qeverisë, tha kreu i DPS, partia e të cilit, ashtu si GERB, nuk sheh asnjë mundësi për të formuar një kabinet.
Nga ana e tij, presidenti Rumen Radev theksoi përvojën politike të DPS-së gjatë viteve të tranzicionit dhe përgjegjësinë e saj të lartë ndaj votuesve. “Është fakt se në kohë krize ju keni bërë gjithmonë apel për dialog dhe Bullgaria pret përpjekje të vazhdueshme nga të gjitha partitë politike në luftën kundër korrupsionit dhe vendosjes së shtetit ligjor”, përfundoi kreu i shtetit. “Po e vazhdojmë ndryshimin” do të takohet me presidentin në fund të javës pas pjesëmarrjes së Rumen Radevit në takimin e lidershipit të NATO-s në Madrid.
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..