Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikmi i motit për 29 qershorin

Rritje e lehtë e temperaturave

Foto: BGNES

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët. Mbi Bullgarinë Lindore dhe malet do të ketë vranësira më të konsiderueshme, ku në disa vende do të ketë reshje shiu. Në shumicën e zonave do të jetë e qetë. Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat do të rriten lehtë dhe maksimumi do të lëvizë ndërmjet 29° dhe 34°, pak më të larta do të jenë në disa vende në fushën e Danubit dhe në rajonet ekstreme jugperëndimore, në Sofje rreth 29°.

Në zonat malore do të mbajë mot kryesisht me diell. Pasdite do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe vetëm në disa vende do të ketë reshje shiu për një kohë të shkurtër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare verilindore. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth 24 °, në 2000 m - rreth 17 °.

Në bregun e Detit të Zi do të mbajë mot kryesisht me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Nuk ka të ngjarë të ketë reshje. Do të fryjë erë e lehtë, pasdite me erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 26° -30°, kurse ato të ujit të detit 22° -24°. Lëvizja e detit do të jetë 2-3 ballë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 5 marsin 2025

Paraditen e së mërkurës do të ketë vranësira me shtresa të ulëta ose vende-vende mjegull në fusha, lugina dhe rreth pellgjeve. Temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me..

botuar më 25-03-04 7.35.MD

Qeveria po diskuton temën e sigurisë

Këshilli i Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave mban sot një mbledhje të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Tema është “Rishikimi dhe analiza e situatës aktuale gjeopolitike dhe rreziqet që rrjedhin për sigurinë kombëtare”. Përveç anëtarëve..

botuar më 25-03-04 6.16.MD

Vitin e fundit, Bullgaria mbeti prapa në indeksin e barazisë së grave

Kushtet e punës për gratë në Bullgari janë ndër më të këqijat në BE, ku vendi renditet në vendin e 17-të me një rezultat 7.25 nga 10 të mundshme. Rezultati është për shkak të numrit të vogël të grave në pozicione drejtuese, sipas një analize të..

botuar më 25-03-04 2.40.MD