Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kampionët evropianë në statistikë: Ne donim ta prezantonim Bullgarinë në mënyrën më të mirë

Foto: esc2022.eu

Pas sukseseve të shumta të nxënësve bullgarë në olimpiadat botërore në informatikë, matematikë, gjuhësi dhe në një sërë disiplinash të tjera, tani erdhi koha për një medalje në fushën e statistikës. Gara për nxënësit e shkollave të mesme u organizua nga Shërbimi Statistikor i Komisionit Evropian - Eurostat, dhe kushti këtë vit ishte që ekipet të studionin statistikat për gjendjen e mjedisit në vendin e tyre dhe në bazë të tyre të xhirojnë një video dy minutëshe në të cilën audienca e përgjithshme të afrohet me problemet e ekologjisë. Nga ana bullgare, në garë morri pjesë një ekip  nxënësish në moshën 16-18 vjeç nga Shkolla e Mesme Kombëtare Tregtare dhe Bankare në Sofje, i udhëhequr nga doktori Vasill Bozev, i cili gjithashtu u jep mësim studentëve në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore (UNSS) në kryeqytet. Tre pjesëmarrësit kryesorë në skuadër - Gabriella Atanasova, Martin Kostadinov, Viktor Hekimov e nisën detyrën me dëshirën për të paraqitur veten dhe vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme.Dhe ia dolën, duke fituar çmimin e parë në një konkurs me mbi 17 mijë nxënës nga 19 vende evropiane.

Më 27 qershor, Gabriella, Martin dhe Viktor morën personalisht çmimin e tyre në kryeqytetin spanjoll.

“Lajmi se, jemi fitues na gjeti në vende të ndryshme, por ne si skuadër vazhdimisht jemi bashkë”- thotë Martin Kostadinov, nxënës në klasën e 11.

“Nuk ishim të sigurt që në fillim se do të jemi fitues, sepse nuk i njihnim konkurrentët tanë, por çdo një prej nesh e imagjinonte. Përfytyronim edhe sesi fluturojmë në avion, që të arrijmë për dekorimin - tregon i entuziazmuar i riu përpara Radio Bullgarisë. – Mundoheshim të shikojmë të ardhmen tonë dhe deri ku duam të arrijmë dhe vetëm na mbetej të kalojmë rrugën deri në fitore. Akoma që në fillim donim ta prezantojmë Bullgarinë në mënyrën më gjithëpërfshirëse për t'u kuptuar nga çdo person në mënyrë që të mbajë mend këtë informacion. Ideja për videon lindi akoma që në vet fillimin, por pati disa transformime. Kontributi im ndaj kësaj pune ishte se, iu përkushtova kësaj detyre në një shkallë maksimale.  Për ndryshe secili vinte me idetë e veta, ne punuam si një ekip. Kështu arritëm të krijojmë materialin final. Punuam mbi të dhënat dhe mblodhëm ato më të rëndësishmet, që të mund të arrijmë deri tek konkluzionet përkatëse. Por, përtej statistikës, pasi e punuam videon me kuadro mes natyrës dhe në mjedisin qytetar, u ripohua bindja jonë se, Bullgaria ka një natyrë të jashtëzakonshme por jo në një territor të gjerë. Vendi ynë madje nuk ka nevojë prej një reklamë - ai që e shikon njëherë do që të kthehet përsëri. Ne vet duam që të zbulojmë akoma dhe akoma pamje të tilla përrallore, të cilat i kemi xhiruar në video. Shumë pak shtete mund të krenohen me këtë që ne e kemi. Por, ka akoma  shumë se çfarë të përmirësohet. Për shembull, në drejtim të peizazhit të hapësirës urbane e të gjelbërimit, i cili është i nevojshëm për shkak të ndotjes së ajrit”.

Viktor Hekimov, Martin Kostadinov dhe Gabriella Atanasova

Nxënësit i janë shumë mirënjohës për përkrahjen e madhe në punë dhe nënvizojnë meritën e mentorit të vet doktor Vasill Bozev. Por, përveç suksesit në një garë të tillë, i rëndësishëm për çdo njërin prej tyre është dhe suksesi në të gjitha lëndët në shkollë. Kurse muajt e një mësimi në distancë iu kanë shërbyer për grumbullimin e një numri më të madh dijesh.

“Dhe për ne statistika është diçka e re në shkollë, ajo mësohet pas klasës së 10, prandaj dhe u përfshimë në këtë garë - sqaron Viktor Hekimov, një anëtar tjetër i ekipit të suksesshëm. - Do të gëzohesha që të mund të vazhdoj të përdor statistikën dhe në të ardhme, ky është një instrument shumë i dobishëm, i cili na zbulon konkluzione dhe tendenca të rëndësishme.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: esc2022.eu, arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sekretet e Sofjes: Fati i arkitektit të Kompleksit Qendror të mbuluar Tregtar të kryeqytetit Naum Torbov

Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman(1878), arkitektë nga Evropa u dyndën në Sofje, kryeqytetin e ri bullgar të shpallur në vitin 1879, për t'i dhënë asaj një pamje moderne dhe një organizim funksional. Në vitet 90-të të shekullit XX,..

botuar më 24-10-13 10.45.PD
Darren Carter

Një ish-ushtarak britanik i thur rima Bullgarisë

Pasi i kushtoi 23 vite të jetës së tij Marinës Mbretërore, britaniku Darren Carter vendosi të tërhiqej në vitin 2013. Ai pranon se për vite me radhë ka lundruar pa qëllim nëpër “ujërat e trazuar të jetës” – nga puna në punë, nga vendi në vend. Derisa..

botuar më 24-10-13 10.05.PD

Një bullgar nga zona e Vracës mund të jetë njeriu më jetëgjatë në botë

Kodet e identitetit janë baza e gjenealogjisë - një shkencë që merret me prejardhjen e brezave, me origjinën njerëzore, me lidhjet farefisnore. Kodet e identitetit na dallojnë si njerëz - është i bindur për këtë asistenti kryesor Rosen Gacin nga..

botuar më 24-10-04 7.40.PD