Orkestra e filarmonisë e Plevenit është sërish e ftuar në skenën e Sofjes, këtë herë me një koncert në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar “Javët e Muzikës të Sofjes” më 29 qershor.Nën shkopin e dirigjentit Jordan Kamxhallov do të tingëllojnë suita “Zhar ptica” /Feniksi/ nga Stravinsky dhe Koncert për violinë dhe orkestër nga Bramsi me soliste Zornica Illarionova:
“Jam shumë e lumtur se për herë të radhës kam mundësinë të ekzekutoj me filarmoninë e qytetit Pleven. Për mua kjo është një orkestër shumë speciale, me të cilën ekzekutoj qëkurse kam qenë 10 vjeçe. Këto ishin koncertet e mia të para me orkestër.
Gjithmonë është një kënaqësi për mua të ekzekutoj dhe me maestro Kamxhallovin, i cili më ndihmoi shumë në vitet e zhvillimit tim. Dihet se ai ka fondacion për të ndihmuar zhvillimin e talenteve të rinj bullgar, kurse unë qesh mes laureatëve të parë të këtij fondacioni. Gjatë viteve ai vazhdon të më përkrahë për pjesëmarrje në konkurse ndërkombëtare dhe në klasa shumë të rëndësishme të mjeshtërisë.”
Gjatë këtij viti Zornica fitoi çmime të reja, përgatiti programe të reja, incizoi video me interpretime të saj. Del se ka dhe akoma shumë lajme të tjera të mira rreth saj:“Ditë të numëruara pas koncertit në sallën “Bëllgaria” nisem për në Granada-Spanjë, ku do të zhvilloj një klasë mjeshtërie për violina, në kuadrin e festivalit “Leonel Morales&Friends. Gëzohem shumë se do të mund të punojë me talent të rinj të mrekullueshëm. Aty zhvillohet dhe edicioni i parë i konkursit ndërkombëtar për violinistë deri në moshën 22 vjeç, kurse unë do të kem nderin të jem në juri. Edhe një lajm tjetër i gëzueshëm erdhi përpara disa ditëve nga konkursi ndërkombëtar dhe festivali Mimas Misic Festival. Fitova çmimin e parë në grupin e profesionalistëve. Më 26 gusht, në kuadrin e festivalit do të kem një koncert në Procida, kryeqyteti kulturor i Italisë për vitin 2022. Një pjesë nga dekorata janë dhe koncertet në Madrid dhe Napoli, të cilat i pres me një padurim të madh. Po e shfrytëzoj rastin të ftoj publikun e kryeqytetit më 17 korrik në parkun-teatër Kopshti i Borisit. Me simfonietën – Vraca, dirigjent Maksim Eshkenazi, do të prezantojmë koncertin-spektakël Vivaldi përgjithmonë, regjisor është Boris Radev. Por, përpara kësaj është koncerti më 29 qershor, për të cilin jam shumë e entuziazmuar dhe shpresoj që të jetë po kaq i suksesshëm sa ishte në qytetin Pleven.
Besoj se përsëri do të kemi shkak për emocione pozitive dhe një energji të shkëlqyer, kështu qe të mund të gëzojmë publikun, i cili do të vijë që të na dëgjojë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: sofiaweeks.com
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..