Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Paqëndrueshmëria politike përkeqëson mjedisin për investime në vendin tonë

Nivelet e korrupsionit me të cilat lidhet Bullgaria janë një kartëvizitë e keqe për mundësinë tonë të tërheqim kapital nga jashtë, theksojnë sipërmarrës

Foto: pixabay

Qeveria bullgare zyrtarisht dha dorëheqje pas votimit të mosbesimit një javë më parë. Motivi i kërkuesit – partisë më të madhe opozitare në Kuvendin Popullor – GERB, është dështim në sferën e financave publike dhe politikës ekonomike.

Edhe pse i ligjshëm, votimi erdhi në një kohë kur rrezikoi shumë reforma në sektorë të ndryshëm. Nga zbatimi i tyre varet edhe marrja e mbi 13 miliardë levave në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, dorëzimi i të cilit për miratim nga Komisioni Evropian gjithashtu vonoi në mënyrë drastike.

“Jemi më shumë se një vit prapa për sa i përket reformave me të cilat janë të lidhura fondet që Bullgaria do të marrë në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë”, paralajmëroi para bTV ekonomisti Georgi Angellov. Edhe kolegu i tij Petër Ganev e konsideron problem vonesën e pakos së reformave, veçanërisht ato në aspektin financiar. “Kur shtyn zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me marrjen e fondeve evropiane që mund të përdoren në kohë krize, kjo në mënyrë të pashmangshme ndikon në ekonomi”.

Situata e paqëndrueshme politike në Bullgari ndikon negativisht mbi klimën e investimeve, theksojnë analistët. Sipërmarrës të suksesshëm bullgarë gjithashtu nuk i fshehin shqetësimet e tyre që shteti ynë të mos ngecë në zhvillimin e mjedisit të biznesit.

“Për herë të parë gjatë 6-8 muajve të fundit pash një ndryshim të vërtetë. Pash politikanë të cilën nuk silleshin si politikanë. Të cilët vijnë nga një sektor tjetër dhe u përpoqën të bëjnë diçka të mirë”, tha për BNR sipërmarrësi Velizar Veliçkov.

Motive të ngjashme i sollën në shesh edhe Hristo Borisov, pronar i një kompanie bullgare “njëbrirësh”. E themeluar 4 vjet më parë për të ndihmuar bizneset të llogarisin shpenzimet e korporatave, kompania e tij tani vlerësohet në 1 miliard dollarë. Megjithatë, hovi i tyre është pavarësisht, jo falë rregullimeve ligjore në vendin tonë. “Mbi 60 investitorë refuzuan të investonin në një kompani fillestare nga Bullgaria, sepse nuk besonin se ne ishim në gjendje të bënim një biznes të suksesshëm mbi parimet e tregut. 15 ditë para se të falimentonim në vitin 2019, arritëm të tërheqim një nga investitorët më të suksesshëm në Evropë, i cili me mirësjellje na shpjegoi se duhet ta transferonim pronën tonë në Londër, ku respektohen ligjet, përndryshe nuk do të investonin. Na u deshën 8 muaj për të hapur një llogari bankare të kompanisë në Londër, sepse jemi nga Bullgaria. Dhe 550 milionë leva nuk janë investime në sistemin bankar bullgar, sepse këtu bankat falimentojnë dhe askush nuk dënohet”, shkroi sipërmarrësi në rrjetet sociale.

“Pavarësisht se cila parti dhe cila qeveri është në pushtet, ne duam që deputetët të kuptojnë se çfarë do të thotë një ekosistem dhe si krijohen kompani që mund të ndryshojnë trajektoren e shtetit, për sa i përket vlerës së shtuar” - tha biznesmeni në një intervistë për BNR “Horizont”. - Është e rëndësishme që ata të kuptojnë se nivelet e korrupsionit me të cilat lidhet Bullgaria janë një kartëvizitë jashtëzakonisht të keqe për aftësinë tonë për të tërhequr kapital të huaj. Fakti që liria e fjalës dhe e medias është në nivele rekord të ulëta i tremb shumë investitorët. Të gjitha vlerësimet që publikohen nga agjencitë e vlerësimit janë shumë të rëndësishme sepse ato përcaktojnë se çfarë mendojnë investitorët për situatën politike këtu.”

Përpilues: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: pixabay



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev: Në mes të janarit Bullgaria do të përmbushë kriterin e fundit për hyrjen në eurozonë

Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...

botuar më 24-12-23 4.17.MD
Kristalina Georgieva

Kristalina Georgieva bëri thirrje për rritjen e të ardhurave dhe uljen e deficitit

Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..

botuar më 24-12-20 9.27.PD

Biznesi është i përmbajtur në pritshmëritë e tij për vitin e ardhshëm 2025

41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..

botuar më 24-12-17 12.15.MD