0 për qind Tatim mbi Vlerën e Shtuar për bukën dhe miellin deri në korrik të vitit të ardhshëm – ky është vendimi përfundimtar i Kuvendit Popullor përmes përditësimit të buxhetit të shtetit. U hodh poshtë propozimi për uljen e TVSH-së për vajin, pemët dhe perimet nga 20 në 9 për qind. Akciza për produktet e duhanit nuk do të rritet, ranë dakord edhe deputetët. Kjo do të thotë se cigaret dhe lëngjet e cigareve elektronike nuk do të rriten në çmim dhe thesari i shtetit do të humbasë 100 milionë leva (51 milionë euro).
Deputetët kanë për të votuar në lexim të dytë dhe kuadrin kryesor buxhetor, sipas të cilit deficiti mbahet në një raport prej 4.1 për qind, dhe kufiri i borxhit rritet në 10.3 miliardë leva (5.2 miliardë euro).
Rreth 4 miliardë borxhi në euro u mor nga tregjet ndërkombëtare me dy emetime, konfirmuan analistët e tregut për Radion Kombëtare Bullgare. Obligacionet janë për 9 dhe 13 vjet. Kjo është hyrja e parë e Bullgarisë në tregun e jashtëm këtë vit...
Pagesat në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë u dyfishuan muajt e fundit, njoftoi zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. Ai shtoi se është optimist për marrjen e kësteve të vonuara dhe fondeve të mbetura nga Plani. Sipas..
Një muaj pasi Bullgaria merr dritën jeshile për t'u bashkuar me eurozonën, të gjithë tregtarët duhet të shpallin çmimet në leva dhe euro . Këtë e shpjegoi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare zëvendësministri i ekonomisë Nikollaj..