Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shteti refuzoi të blinte grurë për rezervën e tij

Foto: arkiv

Qeveria e dorëhequr hoqi vendimin e saj për të ndarë më shumë se 1 miliard leva për blerjen e grurit për rezervën shtetërore. “Duke pasur parasysh pritshmëritë për një korrje të re të mirë vjeshtore dhe faktin që ka sasi të mjaftueshme gruri në magazinat e ruajtjes së drithit për një stok kalimtar, do të sigurohen pa probleme nevojat për grurë në vend”, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Këto janë arsyet e refuzimit të shtetit për të ndërhyrë në tregun e drithërave dhe për të blerë nga prodhuesit bullgarë drithëra për të garantuar nevojat e popullsisë për vitin e ardhshëm.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 1 prillin

Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore...

botuar më 25-03-31 7.40.MD

Pushon së punuari termocentrali i dytë më i madh me qymyr në vendin tonë

Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”. Duke filluar nga nesër, 130 nga gjithsej 160 punonjës të kompanisë do të pushohen nga puna...

botuar më 25-03-31 3.42.MD
Mbreti Abdullah II

Mbreti i Jordanisë Abdullah II mbërrin në Sofje për një takim mbi "Procesin e Akaba"

Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev dhe Madhërisë së Tij mbretit Abdullah II të Jordanisë, në fillim të prillit, krerët e shteteve,..

botuar më 25-03-31 2.59.MD