Nuk ka asnjë vendim të vetëm për dëbimin e diplomatëve rusë. Ishte e qartë se puna filloi në mars, tha Kryeministri i dorëhequr Kirill Petkov pas një takimi me grupin parlamentar të BSP-së. “I vetmi gabim që mund të kem bërë ishte prezantimi komunikues i ngjarjeve. Ai duhej të dilte nga institucionet përkatëse që punonin mbi këtë”, tha Petkov, duke bërë të ditur se dialogu me socialistët po vazhdon.
Bisedimet nuk e ndryshuan qëndrimin tonë. Ne do të negociojmë formimin e një qeverie të re kur “Po e vazhdojmë ndryshimin” propozojnë një kryeministër tjetër. Këtë e deklaroi pas takimit Kryetarja e BSP-së dhe Zëvendëskryeministre në dorëheqje, Kornelija Ninova. BSP u tërhoq nga bisedimet pasi Kryeministri Petkov dëboi 70 diplomatë rusë nga Bullgaria.
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..