Ylli në ngritje i volejbollit bullgar Aleksandër Nikollov u zgjodh lojtari më i mirë i kampionatit të kolegjeve amerikane - NCAA për sezonin 2021/2022. Lajmin e njoftoi në Facebook Ambasada e SHBA-së në Sofje.
“Përgëzojmë Aleks Nikolovin nga kombëtarja bullgare, i cili u zgjodh lojtari i vitit në kampionatin amerikan të volejbollit të kolegjeve nga Shoqata e Trajnerëve Amerikanë të Volejbollit në NCAA. Ai është studenti i parë në historinë e shoqatës që fiton çmimin. Urime Aleks!”, shkruan nga ambasada.
18-vjeçari Aleksandër është djali i Vlladimir Nikollovit, kapiten shumëvjeçar i ekipit kombëtar bullgar të volejbollit.
Ansambli bullgar i përbërë nga Sofija Ivanova, Rajçëll Stojanov, Alina Kolomiets, Suzan Pulladian, Danaja Atanasova dhe Viktoria Georgieva fitoi dy medalje të tjera për Bullgarinë në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike në Burgas, njoftoi..
Bullgaria fitoi dy medalje argjendi nga Kupa Botërore e Boksit në Varshavë. Nënkampionia evropiane Zllatisllava Çukanova fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë 51 kg për femra pas një ndeshjeje me të pestën nga Lojërat në Paris - Pila Kajvo-Oja..
Stilijana Nikollova fitoi medaljen e artë për kombinimin me top, ndërsa Dara Stojanova fitoi medaljen e argjendtë për kombinimin me rreth në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike, e cila po zhvillohet në Burgas (Bullgaria Juglindore). Në..