Ambasadorja ruse në Bullgari Eleonora Mitrofanova i ka dorëzuar një notë verbale Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, në të cilën kërkon që deri në orën 12:00 të datës 1 korrik, të tërhiqen notat për nëpunësit e përfaqësive diplomatike ruse që u shpallën persona “non grata”. Në rast të kundërt, “çështja e mbylljes së Ambasadës së Federatës Ruse në Republikën e Bullgarisë do të ngrihet menjëherë para udhëheqjes ruse”.
Në përgjigje, kryeministri i dorëhequr Kirill Petkov këshilloi Federatën Ruse të tërheqë notën. “Edhe pse prezenca bullgare në Ambasadën tonë në Rusi numëron vetëm 12 persona, Ambasada Ruse në Bullgari do të ketë mundësinë të mbajë 43 punonjës të saj sipas vendimit të marrë dje nga qeveria bullgare”, tha ai. Kirill Petkov shprehu gjithashtu bindjen se marrëdhëniet bullgaro-ruse mund të vazhdojnë të zhvillohen në fusha me interes të përbashkët, duke respektuar vlerat e rëndësishme për secilin nga vendet tona.
Ndërkohë, Ambasadorja Eleonora Mitrofanova tha për BNT se Moska po shqyrton ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Bullgarinë për shkak të skandalit me 70 diplomatët rusë të dëbuar. Sipas saj, Rusia i cilëson veprimet e qeverisë bullgare si të paprecedentë.Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Revista LIK e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) ia kushtoi numrin e saj të muajit shkurt Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u prezantua sot,..