472 janë rastet e reja me Covid në vend për 24 orët e fundit, ose 60 më pak se një ditë më parë. Mbi 61.2 për qind e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar. 12.8 për qind e 3677 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 12.5 për qind të këtij treguesi të enjten, sipas portalit coronavirus.bg.
Pacientët e regjistruar aktivi u ulën me 177 në 59 793. Në spitale u shtruan 55 të infektuar. 41 prej tyre ose 3/4 nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit në spital u rritën me 21 në 362. Në terapi intensive janë 29 persona të infektuar.
4 persona me Covid të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit. 3 nga të vdekurit nuk ishin të imunizuar kundër koronavirusit. U shëruan 645 veta.
Të enjten u bënë 1436 vaksina.
Incidenca e Covid në vend është 62 persona për 100 000 njerëz, njoftoi Qendra Kombëtare për Sëmundjet Infektive dhe Parazitare. Autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat higjienike, distancën, duke kufizuar kontaktet me personat e tjerë.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..