Pas një takimi të gjatë në ditën e fundit të qershorit, deputetët më në fund miratuan përditësimin e buxhetit të shtetit.
“Në këtë situatë të vështirë politike, parlamenti tregoi përgjegjësinë e nevojshme, buxheti është i vështirë për t’u zbatuar, por mund të zbatohet, janë zbatuar shumë masa antikrizë për familjet, për pensionistët dhe për bizneset”, tha Ministri i Financave Asen Vasilev pas miratimit të kornizës së përditësuar financiare të vendit për vitin aktual.
Kuvendi Popullor miratoi një ndihmë prej 25 stotinka (0.13 euro) për litër karburant të cilin njeriu do të mbushë në makinën e tij nga 1 korriku. Ndihma është e vlefshme për çdo mbushje deri në 50 litra. Kompensimi do të zbatohet për benzinën A-95, naftën pa aditivë, gazin e lëngshëm të naftës dhe gazin natyror.
Të ardhurat e premtuara janë 34.1 miliardë leva (17.4 miliardë euro) - 760 milionë leva (388 milionë euro) më shumë se sa u propozua nga qeveria, dhe shpenzimet janë 21.1 miliardë leva (10, 7 miliardë euro), me një planifikim fillestar prej 20.4 miliardë levash. (10.4 miliardë euro). Kufiri i borxhit të ri shtetëror është rritur nga 7.3 miliardë leva (3.7 miliardë euro) në 10.3 miliardë leva (5.3 miliardë leva) për shkak të të ardhurave të pritura nga TVSH-ja dhe inflacionit. Po rritet edhe shuma e garancive shtetërore për kompanitë “Bulgargaz” dhe “Bulgartransgaz”.
U ra dakord që buka dhe mielli të mos i nënshtrohen TVSH-së. Masa do të zbatohet deri më 1 korrik 2023 për furnizimet e bukës dhe miellit me vend zbatimi në territorin e vendit dhe për importin e mallrave në territorin e vendit.
Janë miratuar edhe tekste me të cilat mund të rriten pagat e punonjësve në Kuvendin Popullor në bazë të kursimeve në buxhetin e tij. U votuan edhe fonde shtesë për shpërblime në departamente të ndryshme, përfshirë Ministrinë e Brendshme dhe fushën e arsimit.
Ministri i Financave saktësoi se deputetët i shtuan 760 milionë leva 2 miliardë levave të premtuara më parë nga qeveria për masat kundër krizës dhe inflacionit.
"Shpresoj shumë që ky buxhet do t'i ndihmojë të gjithë bullgarët që ta përballojnë pak më qetë krizën dhe këto kohë të trazuara. Ky është një buxhet që nga njëra anë ruan komponentin social, nga ana tjetër jep mundësinë për të bërë shpenzimet e nevojshme sociale, në mënyrë që njerëzit që janë në pozitën më të pafavorshme të përballojnë të gjitha krizat”, theksoi Ministri i Financave.
Përpiloi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNESProdhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u..
Një vit me rezultate të mira në sektorin bankar, i arritur në një mjedis të vështirë të brendshëm dhe të jashtëm. Kështu e ka vlerësuar vitin që po shkon 2024 para gazetës “24 Çasa” Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev, me rastin e..
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..