Socialistët janë gati të ulen sërish në tryezën e bisedimeve për formimin e qeverisë së re, pasi kryeministri i dorëhequr Kirill Petkov njoftoi se për kryeministër do të propozohet ministri i financave në dorëheqje Asen Vasilev.
Liderja e së majtës Kornelija Ninova tha se socialistët do të këmbëngulin për një program të qartë, i cili nuk ka ekzistuar deri tani. Sipas Ninovës, është e qartë se BSP ka mendime të ndryshme për një sërë çështjesh me "Po e vazhdojmë ndryshimin", me "Bullgarinë Demokratike" dhe me ITN, por dëshira për të ndryshuar modelin e mëparshëm të qeverisjes së Bullgarisë është e përbashkët. Ninova u apeloi atyre që të fokusohen në të përbashkëtën, për hir të stabilitetit të Bullgarisë dhe qetësisë së qytetarëve bullgarë.Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..