Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Demarshi francez drejt Maqedonisë së Veriut për negociatat me BE-në


Në Madrid, në forumin e NATO-së, Presidenti francez Emmanuel Macron tha, se ka një zgjidhje kompromisi për kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut që përfshin edhe Bullgarinë, transmetoi BTA. Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski vlerësoi propozimin e Presidencës franceze si shumë më të mirë dhe të modifikuar. Pendarovski tha, se me këtë u njohën edhe autoritetet në Sofje dhe pas konsultimeve të dyja vendet do të shpallin vendimin e tyre përfundimtar. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitër Kovaçevski tha, se pas deklaratave të Shkupit “çështjet historike nuk do të jenë pjesë e kornizës negociuese”, por propozimi ende nuk është diskutuar. Ministrja e Jashtme bullgare Teodora Gençovska saktësoi para BGNES, se nuk ka asnjë propozim të ri francez i cili të ndryshojë nga ai i miratuar tashmë nga parlamenti bullgar.

Turqia hoqi veton mbi anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Më 28 qershor Turqia i dha dritë jeshile aderimit të Suedisë dhe Finlandës me NATO-në. Në takimin e paktit në Madrid Presidenti turk Rezhep Erdogan e cilësoi këtë si fitore për Ankara. Të gjitha çështjet problematike për Turqinë u përfshinë në memorandumin me dy vendet veriore, tha Erdogan, duke theksuar se nëse nuk përmbushen angazhimet nga Stokholmi dhe Helsinki, parlamenti turk nuk do ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e tyre në NATO. Erdogan shtoi se Suedia dhe Finlanda duhet të bëjnë ndryshime në legjislacionet e tyre për terrorizmin sa më shpejt të jetë e mundur dhe se Suedia ka premtuar se do t’i dorëzojë Turqisë 73 terroristë, raporton agjencia Ansdolu.

Serbët mbeten të rezervuar ndaj BE-së dhe NATO-së

Në se sot do të kishte referendum për hyrjen e Serbisë në BE, 34 për qind e shtetasve do të votonin “pro”. Megjithatë vetëm 17 për qind e serbëve mendojnë, se duhet të bëjnë mbrapsje të caktuara për të avancuar drejt BE-së. Kundër integrimit në BE janë 51 për qind e serbëve. Këtë e tregon një sondazhi i Demostat, cituar nga gazeta e Beogradit “Danas”. 58 për qind e të anketuarve janë të mendimit, se Beogradi nuk duhet të koordinojë politikën e jashtme të vendit me BE-në. 1/3 mbështetin qëndrimin e kundërt. 40 për qind e serbëve mendojnë se vendi nuk duhet të zërë ndonjë anë kur bëhet fjalë për Perëndimin dhe Rusinë. 81 për qind e të anketuarve janë të mendimit, se Serbia duhet të ruajë neutralitetin me çdo kusht. 80 për qind nuk mbështesin vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. 54 për qind e serbëve mendojnë se për situatën në Ukrainë fund e krye përgjegjësinë e mban NATO.

Turistët rusë po anashkalojnë Greqinë këtë verë për shkak të dëbimit të diplomatëve

Tensioni mes Greqisë dhe Rusisë u ngrit për shkak të dëbimit të 8 diplomatëve grekë nga Moska. “Greqia nuk është një destinacion i mirë për pushime verore”, tha ambasadori rus në Athinë, Andrej Masllov. Ai paralajmëroi rusët, se në Greqi ka një valë të rusofobisë të mbështetur nga mediat dhe qeveria. Sipas operatorëve turistikë edhe ata pak turistë rusë të cilët deshën që këtë verë të frekuentojnë Greqinë hoqën dorë. Moska dëboi 8 diplomatë grekë në përgjigje të së njëjtës masë një muaji më parë kundër 12 diplomatëve rusë në Athinë. Opozita paralajmëron se Greqia nuk mund të përballojë të ndalojë punën e misioneve konsullore në Rusi, sepse atje u shërbejnë edhe shtetasve ukrainas me origjinë greke, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Greqi, Katja Peeva.

Londra dërgon një mision në Sarajevë për të kundërshtuar ndikimin rus


Britania e Madhe njoftoi, se do të dërgojë specialistë ushtarakë në Bosnjë-Hercegovinë për të kundërshtuar ndikimin rus, për të forcuar misionin e NATOS dhe për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin në vend, njoftoi Reuters. “Ne nuk mund të lejojmë që Ballkani Perëndimor të bëhet një fushë tjetër lojërash për përpjekjet e dëmshme të Presidentit rus Vlladimir Putin. Duke ndezur flakët e separatizmit dhe sektarizmit, Rusia dëshiron të ndryshojë arritjet e tri dekadave të fundit në Bosnjë e Hercegovinë”, tha Kryeministri britanik Boris Johnson. “Kjo është arsyeja pse ne po rrisim mbështetjen për Bosnjë e Hercegovinën, duke iu përgjigjur thirrjes së miqve tanë për të ndihmuar në mbrojtjen e paqes që ata kanë të drejtë të gëzojnë”, shtoi kryeministri britanik.

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES, REUTERS, gumilev-center.ru

Më shumë nga rubrika

Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD
Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD