Më 2 korrik, me kremtimin solemn të Ditës së Velingradit, do të hapet për herë të 49-të Festivali i Kulturës në Velingrad. Festimi fillon në orën 09:00 me një liturgji të shenjtë hyjnore në kishën "Fjetja e Hyjlindëses", pas së cilës do të hapet Festivali i XII Ndërkombëtar për interpretuesit e rinj të muzikës dhe vallëzimit popullor "Ylberi mbi Kleptuzë". Veçanërisht për banorët dhe mysafirët e qytetit, shoqata “Për vijën e ngushtë hekurudhore” ka organizuar udhëtimin “Me trenin e vogël në ditën e Velingradit”. Fillimi i festimeve kulturore është në orën 19:00, para ndërtesës së komunës, prej ku sipas traditës do të niset një paradë-defile për në sheshin "Nikollaj Gjaurov". Mbrëmja festive do të mbyllet me shfaqjen “Me Velingrad në zemër”, ndërsa i ftuar special në ditën e parë të festimeve është këngëtari Vlladimir Ampov-Grafa.
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..