Kombëtarja e volejbollit për femra mbetet në Ligën e Kombeve - VNL edhe në vitin 2023. Kjo ndodhi pas fitores ndaj Polonisë me rezultat 3:1 në Sofje. Kjo ishte ndeshja e fundit për bullgaret në fazën grupore të Ligës. Të udhëhequra nga trajneri Lorenzo Miceli, bullgaret arritën një kthesë pasi ranë 22:25 në setin e parë. Në 3 setet e radhës fituan përkatësisht me 25:13, 25:17 dhe 25:22. Kështu, me 4 fitore, bullgaret grumbulluan 12 pikë dhe megjithë humbjet nga Brazili dhe Italia, mbeten në ligën elitare, pasi arritën të kalojnë Belgjikën. Numri 1 i pikëve të shënuara për bullgaret në këtë ndeshje është Marija Jordanova me 22.
Për shkak të luftës në Ukrainë, skuadra ruse u hoq nga gara.
Një konkurs për zgjidhjen e shpejtë të Kubit të Rubikut do të mbahet në qendrën interaktive të shkencës dhe teknologjisë së Sofia Tech Park në Sofje - TechnoMagicLand më 10 dhe 11 maj. Ngjarja është pjesë e kalendarit zyrtar të..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u ngjit me një pozicion në renditjen e Shoqatës së Profesionistëve të Tenisit (ATP). Javën e kaluar, Grigor mori pjesë në turneun e serisë Masters në kryeqytetin spanjoll Madrid, ku arriti në raundin e katërt..
Ansambli bullgar i vajzave fitoi të tre medaljet e arta në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Raja Bozhillova, Joana Moteva, Anania Dimitrova, Gabriella Trajkova, Ivajlla Vellkovska dhe Elena Hristova, të cilat u bënë kampione..