Finlanda dhe Suedia do të nënshkruajnë protokollet e anëtarësimit në NATO më 5 korrik, njoftoi selia e Aleancës në Bruksel. Pas agresionit rus në Ukrainë, të dy vendet konfirmuan zyrtarisht vullnetin dhe aftësinë e tyre për të përmbushur detyrimet politike, ligjore dhe ushtarake të lidhura me anëtarësimin, thuhet në deklaratë. Pas nënshkrimit, fillon procesi i ratifikimit të anëtarësimit nga 30 vendet në pakt.
Udhëheqësit e vendeve të G-7 janë duke kërkuar mundësi për të eksportuar drithin e nevojshëm ukrainas nga Ukraina "në sasi më të vogla" përmes lumit Danub, njoftoi kryeministri Boris Johnson në Parlamentin britanik.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se ata janë duke negociuar me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara për eksportet e grurit. “Është shumë e rëndësishme që dikush të sigurojë parrezikshmërinë e anijeve. Nga ana jonë, ne nuk po humbim kohë dhe po punojmë në rrugë të ndryshme, si hekurudhore ashtu edhe lumore, për eksport dhe çdo ditë po e rrisim eksportin”, theksoi Presidenti.
750 miliardë euro do të kushtojnë rimëkëmbja e Ukrainës, vlerësoi kryeministri Denis Shmigal në një fjalim para një konference të madhe donatorësh në Lugano. Vetëm dëmi i infrastrukturës është mbi 100 miliardë euro, tha Shmigal.Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore...
Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”. Duke filluar nga nesër, 130 nga gjithsej 160 punonjës të kompanisë do të pushohen nga puna...
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev dhe Madhërisë së Tij mbretit Abdullah II të Jordanisë, në fillim të prillit, krerët e shteteve,..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..