Finlanda dhe Suedia do të nënshkruajnë protokollet e anëtarësimit në NATO më 5 korrik, njoftoi selia e Aleancës në Bruksel. Pas agresionit rus në Ukrainë, të dy vendet konfirmuan zyrtarisht vullnetin dhe aftësinë e tyre për të përmbushur detyrimet politike, ligjore dhe ushtarake të lidhura me anëtarësimin, thuhet në deklaratë. Pas nënshkrimit, fillon procesi i ratifikimit të anëtarësimit nga 30 vendet në pakt.
Udhëheqësit e vendeve të G-7 janë duke kërkuar mundësi për të eksportuar drithin e nevojshëm ukrainas nga Ukraina "në sasi më të vogla" përmes lumit Danub, njoftoi kryeministri Boris Johnson në Parlamentin britanik.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se ata janë duke negociuar me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara për eksportet e grurit. “Është shumë e rëndësishme që dikush të sigurojë parrezikshmërinë e anijeve. Nga ana jonë, ne nuk po humbim kohë dhe po punojmë në rrugë të ndryshme, si hekurudhore ashtu edhe lumore, për eksport dhe çdo ditë po e rrisim eksportin”, theksoi Presidenti.
750 miliardë euro do të kushtojnë rimëkëmbja e Ukrainës, vlerësoi kryeministri Denis Shmigal në një fjalim para një konference të madhe donatorësh në Lugano. Vetëm dëmi i infrastrukturës është mbi 100 miliardë euro, tha Shmigal.Dje patriarku bullgar Daniil priti në takim Princin Ghazi bin Mohammad – kryekëshilltarin e Mbretit Abdullah II për çështje fetare dhe kulturore, njoftoi Patriarkana Bullgare. Princi është pjesë e delegacionit zyrtar të mbretit të..
Rritja e taksave toll prek rëndë transportuesit ndërkombëtarë dhe të gjithë të përfshirë në këtë aktivitet në vendin tonë. Megjithë takimin e përfaqësuesve të transportuesve me Ministrin për Zhvillim Rajonal dhe Punë Publike, Ivan Ivanov, i cili ka..
Gjatë 24 orëve në vijim , vranësira në vend do të mbetet e konsiderueshme. Pasdite në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Era do të orientohet përkohësisht nga veri-verilindja. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 3° dhe 8°, në Sofje –..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 prill, kryeministri Rosen Zheljazkov shprehu vlerësimin dhe respektin e thellë për mjekët dhe..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..