Gjykata e Lartë Administrative konfirmoi vendimin e Gjykatës Administrative - Varna nga janari i këtij viti, i cili rrëzoi refuzimin e Inspektoratit Rajonal për Mjedisin dhe Ujërat për të eksploruar dhe për të nxjerrë gaz natyror në territorin e rajonit të qytetit Dobriçit.
Dobriç ndodhet në rajonin e Dobruxhës, i njohur si “Hambari i Bullgarisë”. Në një referendum lokal (në komunën e qytetit Gjeneral Toshevo) në vitin 2017, gati 97 për qind e atyre që votuan ishin kundër nxjerrjes së gazit natyror në rajon. Më shumë se 52 për qind e banorëve vendas morën pjesë në këtë referendum. Referendumi u parapri nga protesta masive kundër nxjerrjes së gazit aty.
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 19°C. Në Sofje priten rreth 13°C. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë të ndryshueshme, në shumë zona duke u kthyer në mot me diell. Reshje të shkurtra dhe të izoluara priten vetëm në zonat..
Kuvendi Popullor i Bullgarisë do të votojë të premten mocionin e mosbesimit ndaj kabinetit të kryeministrit Rosen Zheljazkov, për dështim në politikën e mjedisit dhe ujërave. Ky është mocioni i katërt me radhë i mosbesimit ndaj kësaj qeverie. Mocioni u..
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mbërriti për një vizitë zyrtare dyditore në Bullgari, me ftesë të kryetares së Kuvendit Popullor të Bullgarisë, Natalija Kisellova. Elisa Spiropali u prit në aeroport nga kryetari i Grupit të..
Një lider global në prodhimin e pajisjeve për kirurgji të robotizuar dhe minimale invazive hapi zyrtarisht një bazë të re prodhimi në qytetin..
Në vitin 2024, çmimi mesatar i kontratave për shitblerje të arave në Bullgari arrti në 1697 leva (867.66 euro) për një dynym, që përbën një rritje prej..
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ndodhet për një vizitë zyrtare në Zagreb, Kroaci, me ftesë të homologut të tij, Zoran Millanoviç. Në qendër të..