866 janë rastet e reja me Covid-19 në vend në 24 orët e fundit. Numri i tyre është ulur me 86 në krahasim me një ditë më parë. Mbi 58.3% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 16,69% e 5189 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 14% të treguesit të martën, sipas portalit coronavirus.bg.
Rastet aktive të regjistruara ranë me një rekord prej 12 577 personash në 38 972. 70 persona të infektuar u shtruan në spitale. 55 prej tyre, ose 78.6%, nuk ishin të vaksinuar. Numri i të shtruarve u rrit me 21 në 417. 33 të infektuar ndodhen në repartet e terapisë intensive.
Gjatë 24 orëve të fundit u regjistrua një i vdekur me Covid të konstatuar, i cili nuk ishte imunizuar. 13 442 veta u shëruan. Të martën janë bërë 1681 vaksina.Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..