Në muzeun më të madh historik në vend, është krijuar një hapësirë e re ekspozite, kushtuar Antikitetit të Vonë - një kohë e ndryshimeve të rëndësishme politike, ekonomike dhe fetare në trojet e sotme bullgare. Atëherë ka filluar edhe zhvendosja e masave të mëdha të fiseve barbare, të cilët kanë depërtuar përmes kufirit të Perandorisë Romake Lindore dhe e kanë vënë fillimin e vendosjes së përhershme të gotëve, sllavëve, avarëve dhe protobullgarëve.
Foto: Muzeu Historik KombëtarMoti i thatë dhe i nxehtë nuk është në favor të fermerëve, por po ndihmon punëtorët që nxjerrin kripë në brigjet e Detit të Zi. Nxjerrja e kripës është një nga aktivitetet më të vjetra të njerëzve në qytetin detar Pomorie (Bullgaria Juglindore) -..
Rilla është ndër malet më tërheqëse në Bullgari, si për bashkatdhetarët, ashtu edhe për mysafirët nga jashtë. Në këtë mal ngrihet maja më e lartë jo vetëm në Bullgari, por edhe në Gadishullin Ballkanik - Musalla (2925 m), emri..
Vera është një kohë pushimi dhe argëtimi. Bregdeti bullgar i Detit të Zi u ofron bujarisht mysafirëve të tij të dyja. Ata jo vetëm që mund të pushojnë në qytetet dhe pushimoret komode bregdetare, por edhe të shfrytëzojnë mundësitë e shumta për..