Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Itineraret kulturore-historike në qytetin Haskovo dhe rrethinat

7
Foto: visithaskovo.com

Qyteti Haskovo është porta drejt Rodopeve Lindore, të cilat janë të përmbushura me rrugë me një karakter informues duke ndjekur gjurmët e së shkuarës. Por, përpara se t’u drejtoheni rrethinave, ju rekomandojmë të bëni një shëtitje nëpër vet qytetin, i cili krenohet shumë me qendrën e vet të rinuar - të zhytur në parqe të gjelbëruara, shatërvanë, godina të bukura. Jo rastësisht gjatë vitit 2011 ai u shpall qyteti më i gjelbëruar i Bullgarisë.

Por qyteti Haskovo është i njohur më tepër dhe si qyteti i Shën Mërisë. Figura afro 33 metrash e Shën Mërisë, e cila mban birin e Zotit në duar, është ngritur gjatë vitit 2003 në kodrën Jamaça - një nga lartësitë e para të Rodopeve Lindore. Skulptura e shkëlqyer mund të shikohet  nga çdo një pikë e qytetit dhe është e regjistruar në librin e Rekordeve Botërore të Ginesit si monumenti më i lartë i Shën Mërisë me Birin e Zotit në botë. Pranë saj është ndërtuar një kambanore e bukur, nga e cila hapet një pamje marramendëse drejt qytetit dhe rrethinave.

“Kambanat e saj janë të prodhuara në shkritoren e kambanave ”Veleganov” - një nga më të vjetrat në Bullgari. Dy herë në ditë ajo oshtin qytetin Haskovo me tingullin e vet të kristaltë” - thotë Mitra Todorova nga Qendra e Informacionit Turistik-Haskovo.

Çfarë tjetër mund të shikojmë në qytetin e Shën Mërisë?

“Mund të vizitoni Muzeun Regjional Historik, i cili ka 5 ekspozita shumë interesante - që nga arkeologjia deri tek historia më e re dhe etnografia - na shpjegon Mitra Todorova nga Qendra e Informacionit Turistik në qytetin Haskovo dhe shton: Mund të vizitoni shtëpinë e Paskalit - një shembull unikal i arkitekturës rilindëse, e cila prezanton kalimin nga jetesa fshatare drejt jetesës qytetare të banuesve më të pasur të qytetit.

Shtëpia e Paskalit

Por, kemi dhe shtëpi të tjera të bukura rilindëse, të cilat formojnë një lagje të vogël. Kemi po kështu dy kisha shumë interesante.”

Rreth fshatit Aleksandrovo arkeologët kanë zbuluar një një varr nga shekulli i 4 përpara lindjes së Krishtit me piktura murale mahnitëse, i cili ka qenë i grabitur në kohët e lashta. Një kopje perfekte të këtij varri mund të shikoni në godinën e Qendrës së Muzeve “Arti Trak në Rodopet Lindore”, e cila ruan ekspozita të pasura, të lidhura me jetën e paraardhësve tanë të lashtë.

Qendra së Muzeve „Arti Trak në Rodopet Lindore“

“Gjurmë më të shumta nga epoka e vet trakët kanë lënë pikërisht  në këtë rajon. Këto janë kamare shkëmbore, sharapana, altarë, dhe shumë vende të tjera të shenjta shkëmbore, çdo një prej të cilave e ka historinë e vet interesante. Në qendrën e muzeve  është eksponuar një thesar i artë, i zbuluar në malin Sakar nga vitet 4500-4000 përpara lindjes së Krishtit. Zbukurimet janë analogjike të sendeve nga nekropoli i Varnës dhe janë mes floririt më të vjetër të përpunuar në botë. Por, ajo që të çudit më tepër është punimi. Elementet prej floriri kanë vrima, ato janë kaq të vogla saqë përmes tyre mund të kalojë vetëm një file kali. Me çfarë teknike kanë punuar të parët tanë, që të mund ti vendosin këto para të vogla prej floriri nëpër zbukurimet, deri më sot mbetet një enigmë”- thotë Mitra Todorova.

Në një lartësi të vogël rreth qytezës turistike Banjo Minerale, janë shpërndarë mbeturinat e kalasë “Fryma e Shenjtë”, e cilaështë formuar aty gjatë shekullit të 2, në vendin e një pajisjeje nga koha romake.

Mbeturinat e kalasë „Fryma e Shenjtë“

Kalaja ka qenë e banuar për gati 1000 vjet. Në ditët e sotme, në qendrën e kalasë së dikurshme është ngritur një paraklis modern.

Afër fshatit Uzunxhovo mund të shikoni kishën “Fjetja e Shën Mërisë” ose “Shën Mëria e Madhe” - kisha më e madhe e fshatit në Bullgari dhe dikur një qendër e njërit prej panaireve më të mëdha tregtare në kufijtë e Perandorisë Osmane.

Kisha „Fjetja e Shën Mërisë“

Shikoni dhe publikimin tonë për fenomenet natyrore Kërpudhat prej Guri në rajonin e Rodopeve Lindore:

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: visithaskovo.com, haskovo.net, Qendra së Muzeve “Arti Trak në Rodopet Lindore”





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Lonely Planet": Bansko është ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar në 2025

Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..

botuar më 24-10-24 6.28.MD
Evtim Milloshev

Bullgaria mbledh operatorë turistikë nga e gjithë Evropa në një forum prestigjioz

Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..

botuar më 24-10-24 8.40.PD
Imazhi i këngëtarit dhe muzikantit mitik trak Orfeu në një vazo të lashtë greke.

Shitja e miteve turistike nuk është e djeshme

Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..

botuar më 24-10-23 11.24.PD