GERB do të largohet nga parlamenti deri në diskutimin e qeverisë së re dhe më pas do të hyjë për të votuar “kundër”, tha kryetarja e grupit parlamentar Desisllava Atanasova. Këtë ajo e bëri të ditur pasi në një seancë me dyer të mbyllura parlamenti dëgjoi kryeministrin në dorëheqje dhe ministrin e dorëhequr të energjisë për çmimet e gazit natyror.
“Çmimi do të jetë 32 për qind më i lartë, por gaz nuk ka”, tha Atanasova dhe kujtoi se qeveria e dorëhequr premtoi se çmimi të jetë katër herë më i ulët.
Deputeti i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) Ramadan Atallaj tha për BNR se edhe nëse gazi vjen nga diku, klientët nuk do të mund të paguajnë. “Ne mbaruam me të gjitha llojet e iluzioneve për të pritur marrëveshje të përgjithshme nga Komisioni Evropian në mënyrë që Bullgaria të ketë gaz”, tha Atallaj.
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..