Nis një fushatë e gjerë kundër drejtimit të automjeteve nën ndikimin e substancave narkotike. Kështu ka bërë të ditur në një konferencë të jashtëzakonshme kryeministri në dorëheqje Kirill Petkov.
"Ne vendosëm t'u shpallim luftë të gjithë recidivistëve pas timonit, veçanërisht atyre që drejton automjete nën ndikimin e drogës," tha Petkov. Masa është shpallur pas aksidentit të rëndë mbrëmjen e së martës në Sofje, ku humbën jetën dy vajza të reja. Shoferi - ish-futbollisti i Levskit, Georgi Semerxhiev, i cili ka rreth 50 kundërvajtje në rrugë, është larguar nga vendi i krimit, ndërsa një punonjëse e Policisë e ka ndihmuar të fshihet, por më vonë është arrestuar. Ministri i Brendshëm në dorëheqje, Bojko Rashkov, njoftoi se Semerxhievit i është hequr patenta që nga viti 2005, por deri më sot ka vozitur automjete të ndryshme. Në makinën e tij u gjet një llambë blu dhe një shkop policie.
Sot në mbrëmje qytetarët do të protestojnë sërish në Sofje në vendin e aksidentit të rëndë.Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..