Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U hap lidhja e dytë bullgaro-greke e gazit

Foto: icgb.eu

Në qytetin e Komotinit, kryeministrat Kiriakos Micotakis dhe Kirill Petkov morën pjesë në hapjen e lidhjes gazit Greqi - Bullgari - IGB. Ministri i Energjisë i Azerbajxhanit Parviz Shahbazov gjithashtu mori pjesë në ceremoni.

"Ky moment është i rëndësishëm për Ballkanin dhe për Evropën, sepse kjo nuk është vetëm nisja e një gazsjellësi, por një projekt që afron Greqinë dhe Bullgarinë," tha Micotakis.

Tubacioni që lidh rrjetet e transmetimit të gazit të dy vendeve është i gjatë 182 km, me një kapacitet deri në 3 miliardë metra kub gaz në vit dhe me potencial për të rritur transmetimin në 5 miliardë metra kub. Pajisja është lidhur edhe me terminalin e ardhshëm të gazit në Aleksandropolis, ku Bullgaria zotëron 20%.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çdo prind i katërt nuk ka mundësi ta marrë fëmijën e tij me pushime

Pothuajse çdo fëmijë i tretë në vendin tonë jeton në varfëri materiale, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin e kaluar, informon gazetarja e BNR-së Viktorija Todorova. Më të prekurit nga fenomeni janë fëmijët romë - mbi 2/3..

botuar më 25-06-01 1.09.MD

Pensioni mesatar në vend varion nga 1135 leva /580 euro/ në Sofje deri në 767 leva /392 euro/ në Razgrad

Vetëm në tre rajone në Bullgari pensionet mesatare tejkalojnë 1000 leva / 500 euro/ – këto janë rajoni i qytetit të Sofjes, Perniku dhe Burgasi. Për kryeqytetin, shuma është më e larta për të gjithë vendin - 1135 leva /580 euro/. Pensionet mesatare më..

botuar më 25-05-31 12.45.MD

Parashikimi i motit për 31 majin 2025

Të shtunën , dita do të fillojë me mot kryesisht me diell në Bullgarinë Lindore dhe në disa zona të Bullgarisë Perëndimore. Në pjesën tjetër të vendit, do të ketë re të konsiderueshme. Do të ketë reshje shiu në Bullgarinë Qendrore dhe gjysmën..

botuar më 25-05-30 7.35.MD