Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzikantët spanjollë nga Tuna de Alcalá de Henares pushtojnë Teatrin Antik në Plovdiv

Foto: arkiv

Grupi universitar spanjoll Tuna de Alcalá de Henares po viziton Plovdiv me ftesë të kryetarit të bashkisë Zdravko Dimitrov. Koncerti i tyre në skenën e Teatrit Antik është falas dhe do të paraprihet nga një procesion special në Rrugën kryesore nën tingujt romantikë të kitarave të tyre. Kjo është vizita e tretë e muzikantëve në Bullgari, por edhe me paraqitjen e tyre të parë në vitin 2017 në Burgas, ata rrëmbyen zemrat e publikut me emocionin dhe stilin e tyre.

Orkestra Tuna de Alcalá de Henares ka një repertor tërësisht karakteristik për shkollën e Madridit. Trupa ka një traditë pesëshekullore, me origjinë nga Universiteti “Alcalá de Henares”, në shekullin e 15-të. Tradita daton që nga shfaqjet e studentëve të njohur si sopist (nga spanjishtja sopa, që do të thotë supë), ose studentë me origjinë modeste që përdornin muzikën si një mënyrë për të marrë një tas me supë në bujtina dhe taverna.

Sot, Tuna de Alcalá de Henares është pjesë e jetës universitare dhe urbane të provincës së Madridit, si dhe e trashëgimisë kulturore jomateriale të Spanjës. Muzikantët janë të ftuar të marrin pjesë në një sërë ngjarjesh prestigjioze ndërkombëtare, ekspozita dhe panaire kulturore botërore, si pjesë e kartës së vizitës së atdheut të tyre.

Performanca e tyre nga vizita në Burgas në vitin 2017

Përpilues: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dashuri" – atmosferë verore me Orlin Goranov dhe "Akaga"

Në mes të verës, një nga artistët më të dashur të muzikës pop të tre dekadave të fundit – Orlin Goranov, na çon në bregdet me videoklipin për këngën e tij më të re "Dashuri". Teksti është nga Angell Djullgerov , i cili ka marrë pjesë edhe në..

botuar më 25-07-28 6.10.PD

"I bukur je, o pylli im"

Ljuben Karavellov (1834–1879) është një nga figurat më të rëndësishme për çlirimin kombëtar – personalitet enciklopedik, autor i veprave poetike dhe letrare, publicist dhe folklorist. Pas viteve të shkollimit dhe punës larg qytetit..

botuar më 25-07-25 7.00.PD
Rushi Vidinliev

"Kufiri" nga Rushi Vidinliev

Rushi Vidinliev ka një këngë të re, të titulluar "Kufiri".  Kënga është pjesë e albumit të fundit të artistit dhe vjen më shumë se një vit pas këngës së parë të suksesshme, e cila i dha albumit emrin, "Pa bagazh". Videoklipi për "Kufirin" është..

botuar më 25-07-24 6.00.PD